advertisement
Fillimi | Shqipёri | Bido: Kthimi i çamëve në kufi, pa asnjë argument
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Bido: Kthimi i çamëve në kufi, pa asnjë argument

Bido: Kthimi i çamëve në kufi, pa asnjë argument

Rasti i fundit i kthimit të më shumë se 50 qytetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë, në Kapshticë pa asnjë argumentim nga pala greke, tregon se Athina zyrtare tashmë ka kaluar çdo kufi prepotence me shtetin tonë dhe bashkëkombasit tanë. 

"Pasi përdori një sërë argumentesh nga më qesharakët, përfshi këtu edhe toponimitë, të cilat PDIU vërtetoi se nuk kanë asnjë efekt ligjor, tashmë shteti grek po i kthen pa asnjë argumentim qytetarët shqiptarë në kufi. Rasti në fjalë, së bashku me rastin e gjyqtarëve të çështjes Boboshtica tregojnë se nuk janë vetëm shqiptarët e Çamërisë hal në sy për shtetin grek, por të gjithë bashkëkombasit tanë, pavarësisht origjinës së tyre" , deklaroi Ardit Bido, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PDIU.

Sipas tij, kjo është një përpjekje e qartë e palës greke në dy drejtime: së pari Greqia po tenton që të tregojë supermacinë e saj ndaj Shqipërisë, sidomos në këtë periudhë kur shteti grek ka humbur çdo rol në politikën rajonale në Ballkan, për shkak të krizës ekonomike dhe politike që është futur. 

"Shteti shqiptar ka vetëm dy rrugë, ose të përulet përpara këtij shantazhi të shumëformësh, një pjesë e të cilit është edhe kthimi i shtetasve shqiptarë në kufi duke qëndruar apatik, ose të kundërshtojë ashpër në të gjitha autoritetet ndërkombëtare dhe të protestojë zyrtarisht, nëpërmjet notave të protestës ndaj shtetit grek. Rrugë të tretë nuk ka. Në këndvështrimin tonë qëndrimi i parë është i papranueshëm dhe asesi nuk duhet të përvijohet nga politika zyrtare e vendit tonë.  Së dyti, Greqia po dëmton rëndë imazhin e shtetit shqiptar në Bashkimin Evropian. Raportet e përtremujorshme të FRONTEX, autoritetit përgjegjës i BE-së për menaxhimin e kufijve, tregojnë se shtetasit shqiptarë janë në vend të parë në kthimin e tyre, ndër vendet që kanë liberalizim vizash me zonën Shengen. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas FRONTEX janë kthyer në kufi më shumë se 3500 shqiptarë, 60 për qind e të cilëve si persona të padëshiruar", thekson Bido. 

PDIU vlereson se ndër personat e kthyer si të padëshiruar, shqiptarët përbëjnë gjysmën e tyre, ndonëse në total shqiptarët e kthyer janë vetëm 10 për qind e të kthyerve. 8 në 10 shqiptarë janë kthyer nga Greqia si persona të padëshiruar.

"Shteti grek e di mjaft mirë se sa më të këqija janë këto statistika në dëm të shtetit shqiptar, aq më shumë argumente ka që të tentojë zvarritjen e proceseve integruese të Shqipërisë dhe të kërkojë marrjen e masave për vendimin për liberalizimin e vizave me zonën Shengen. Në këtë kuptim, nuk është rastësore, që për liberalizimin e vizave, janë bërë vetëm dy pyetje në Parlamentin Evropian gjatë këtij viti, të dyja nga eurodeputetë grek, të cilët as më pak e as më shumë kërkonin pezullimin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Është e qartë si drita e diellit, që shqiptarët kanë respektuar më shumë se çdo kombësi tjetër kushtet e liberalizimit të vizave dhe dëmtimi i imazhit tonë është thjesht produkt i një politike antishqiptare, që sidomos gjatë kohëve të fundit është fuqizuar në Greqi. Nuk duhet të harrojmë se nacionalizmi përforcohet në periudhë krizash dhe rasti grek është shëmbëlltyrë e këtij fenomeni", theksoi Ardit Bido.

PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar që të veprojë sa nuk është vonë,  për të shpëtuar nga një grackë që qarqet ekstremiste në Greqi po tentojnë të fusin shtetin tonë, qarqe të cilat gjithnjë e më shumë kanë gjetur zë në politikën zyrtare të Athinës. Rruga e Shqipërisë për në BE nuk kalon nga Athina, aq më tepër nga një Athinë që gjithnjë e më shumë gjendet me një hap jashtë Evropës së Bashkuar. Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga përqafimi i vlerave evropiane, të cilat qytetarët shqiptarë i shprehin në mënyrë të vazhdueshme. Ka ardhur koha, që shteti shqiptar ta përqafojë këtë aspiratë dhe ndjesi të kombit shqiptar. (INA)

Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Autostrada Tiranë-Elbasan do hapet në mes të qershorit
Brenda mesit të muajit qershor autostrada Tiranë - Elbasan do të hapet për qytetarët. Tuneli ka përfunduar në të dyja galeritë e tij, me ...
image
Arvizu: Të hënën në Parlament edhe çështja e KQZ
Në Shqipëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu bëri thirrje sot që palët politike të përpiqen të konstituojnë Komizionin Qëndror të Zgjedhjeve të hënën ...
image
Të shtëna me armë drejt banesës së kreut të PS në Prezë
Cënohet sërish prona e familjes Kajmaku, kreut të Partisë Socialiste në Prezë. Rreth orës 05:00 në drejtim të banesës së tij në Fushë-Prezë dhe ato ...
image
PUSH mbështet PDIU
Programi Unik Shqiptar - PUSH, me qendër në SHBA dhe degës e saja në Europë pasi diskutojë në mbledhjen e fundit çështjen e zgjedhjeve në ...
image
Zbulohet fotoja e takimit Rama-Obama
Një foto e veçantë është shfaqur dje gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Tiranës. Në foto shfaqet kreu i socialistëve Edi Rama ...
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
Next