
Aksident në Lushnjë, plagosen dy vajza
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë pranë rrethrrotullimit të Grabianit. Furgoni me targa AA 007 T që udhëtonte në linjën interurbane Lushnjë-Tiranë ka goditur në pjesën e pasme kamionin me targa AA 864 CJ.
Nga kjo goditje u plagosën rëndë dy udhëtareë që ishin në sëndilen e parë të furgonit. Anila Ceria 27 vjeç dhe Erjona Bello 24 vjeç. Të dëmtuara janë transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit të Lushnjes. Mjekët e spitalit të Lushnjes thanë se e dëmtuara Anila Ceria po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa e dëmtuara e dytë Erjola Bello është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se gjendja e saj është kritike.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident si dhe pasagjerët si dëshmitrarë të kësaj përplasje. Rrethrrotullimi i rrugës nacionale me rrugën e Grabianit paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të mungesës së sinjalistikave në anën tjetër të shpejtësisë së madhe me të cilat ecin automjetet duke mos manovruar në kohë. (Ora News/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj