
Autoritetet shtetërore të Shkupit telegrame ngushëllimi për Shqipërinë
Autoritetet shtetërore të Maqedonisë kanë dërguar telegrame ngushëllimi në adresë të homologëve të tyre në Tiranë, lidhur me tragjedinë e Himarës.
Kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmjet një telegrami dërguar homologut Sali Berisha ka shprehur ngushëllime në shenjë solidariteti dhe ndarje të dhimbjes për tragjedinë e Himarës ku jetën e humbën 14 veta, kryesisht studente.
Ndonëse në këto çaste të rënda për Ju dhe për popullin Tuaj nuk ka fjalë që do të mundnin të zvogëlonin dhembjen, pikëllimi i ndarë dhe përkrahja nga miqtë, paraqet ngushëllim në ballafaqimin me këtë humbje të pazëvendësueshme. Në këto momente pikëllimi, Ju lutem, i nderuar koleg, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Familjeve të cilat i humbën bijtë e tyre, ju lutem t’ua transmetoni se populli i Maqedonisë bashkëndjen dhembjen me ta”, thuhet në telegramin e kryeministrit Gruevski.
Mesazh ngushëllimi ka shprehur edhe presidenti Gjorgje Ivanov në adresë të presidentit shqiptar Bamir Topi.
“Në këto momente pikëllimi për ju, për qytetarët e vendit tuaj dhe për familjet e viktimave, më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, t’Ju shpreh ngushëllimin tim më të sinqertë. Në këto momente pikëllimi, lutjet tona janë me Ju dhe me familjet e viktimave”, theksohet në telegramin e Ivanov.
Ndërkohë, edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi Qeverisë shqiptare.
“Më lejoni në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit-Qeverisë së Republikës së Maqedonisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave dhe atyre që po luftojnë me jetën pas aksidentit tragjik në Himarë. Në këtë ditë të tragjedisë kombëtare, në emrin tim dhe të bashkëkombësve të mi ngushëlloj të gjithë popullin shqiptarë dhe solidarizohemi me dhimbjen e tyre. Të nderuar bashkëkombës, na lejoni që këtë dhimbje të madhe ta ndajmë së bashku, se kështu do të jemi më të fortë në kalimin e kësaj tragjedie. Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e studentëve nuk ishte humbje vetëm për familjarët e tyre, por, edhe për mbarë rininë dhe popullin shqiptarë. Si zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë, edhe njëherë shpreh ngushëllimet për këtë fatkeqësi dhe qëndroj pranë jush në këto momente të vështira”, thuhet në mesazhin e zëvendëskryeministrit Xhaferri. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj