advertisement
Fillimi | Shqipёri | Studentët kërkojnë Kadarenë për President
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Studentët kërkojnë Kadarenë për President

Studentët kërkojnë Kadarenë për President

Këshilli studentor i Universitetit të Shkodrës përmes një letre publike ka kërkuar që shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare të jetë kandidatura për president të Shqipërisë.

Këshilli ka apeluar që të gjithë shoqatat studentore të përkrahin kërkesën dhe apelin e tyre, duke theksuar se në këtë periudhë të krizës dhe konfliktit politik në Shqipëri, duhet të jetë një figurë unike dhe jo politike që duhet të drejtojë presidencën në të ardhmen. 

"Ne, duke besuar në vlerat tuaja reale: letrare, artistike, kulturore, patriotike dhe humane, jemi të bindur plotësisht se Ju jeni njeriu i duhur në kohën më të pafavorshme, që keni në duar fatin e së ardhmes së vendit të shqiponjave dhe popullit të vuajtur shqiptar. E kaluara komuniste dhe kinse demokracia e sotme në vendin tonë e kanë sfilitur deri në palcë njeriun e ndershëm shqiptar, duke e ulur malsorin jo vetëm përpara kokrrës së misrit dhe qytetarin përpara ryshfetit të ditës, por duke e zhveshur krejtësisht me çka ka njeriun-shqiptar: duke e katandisur në mjerim dhe vuajtje sociale, pamundësi arsimore, liri dhe shprehje të kufizuar dhe dhunë verbale ndaj antikonformizmit etj. Kjo kohë e turbullt, e paqartë për ne shqiptarët, e krijuar nga një politikbërje aspak produktive dhe e papërgjegjshme për fatin e kombit tonë, kërkon një drejtim të ri, krejt ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani. Koha dhe situata ju thërret Ju. Ne kemi besim te përgjegjshmëria Juaj", thuhet në apelin drejtuar shkrimtarit Kadare.

Studentët theksojnë se besojnë tek forca e vullnetit dhe angazhimit të Kadaresë për t'i ardhur në ndihmë popullit shqiptar. 

"Zoti Ismail Kadare, të nisur nga ndjenjat e larta patriotike dhe me synimin e vetëm për t'i ardhur në ndihmë si dhe sa mundemi vendit dhe qytetarëve tanë, ju shprehim mendimin tonë se ndërhyrja Juaj në këtë situatë të rëndë për fatin e demokracisë së vendit tonë është një domosdoshmëri urgjente. Nga ana tjetër ne shprehim konsideratën tonë të thellë se profili Juaj është profili i një Presidenti të Republikës së Shqipërisë. Jepjani këtë kënaqësi shqiptarëve të ndershëm dhe interesave të tyre kombëtare!", thuhet në letrën drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare. (INA)

 

Vlerëso tekstin
2.50

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Ali në 26/05/2012 12:20:07
avatar
Se pari duhet ti shkundet mire e kaluara ismailit е pastaj te kandidohet per president te nderuar student.

Ne kohen kur askush ska guxuar te leviz jashte shtetit shqiptar komunist, ky e ka pas "shengenin ne dor", ka dal ka hy kur ti ka plas qefi
Thumbs Up Thumbs Down
-2
Ilaz Kadriu. në 26/05/2012 21:16:51
avatar
A thua do ta kene shqiptaret kete fat. Ky eshte rast I mire dhe ideal qe intelektuali me vlera te medha boterore te udheheqi Shqiperine !!!
Iniciatives se studenteve duhet ti bashkohen edhe intelektualet, edhe te mencurit edhe subjektet politike.
Thumbs Up Thumbs Down
1
Ilir në 27/05/2012 02:46:32
avatar
Plotsisht pajtohem me Aliun vetem po habitem me studentet ne e nderojm Kadaren per verprat por historin e ka te bujshme ...
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PUSH mbështet PDIU
Programi Unik Shqiptar - PUSH, me qendër në SHBA dhe degës e saja në Europë pasi diskutojë në mbledhjen e fundit çështjen e zgjedhjeve në ...
image
Zbulohet fotoja e takimit Rama-Obama
Një foto e veçantë është shfaqur dje gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Tiranës. Në foto shfaqet kreu i socialistëve Edi Rama ...
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
Next