advertisement
Fillimi | Shqipёri | Lesi letër Kadaresë: Është koha për President
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Lesi letër Kadaresë: Është koha për President

Lesi letër Kadaresë: Është koha për President

Kryetari i Lëvizjes Demokristiane të Shqipërisë, Nikollë Lesi përmes një letre i ka bërë thirrje shkrimtarit të madh Ismail Kadare që të pranojë propozimin për President të Shqipërisë. 

Letra e tij vjen pas një letre të drejtuar nga ana e Këshillit studentor të Shkodrës, në adresë të shkrimtarit Kadare. 

Por, Lesi, që është pjesë e koalicionit qeveritar dhe zëvendësministër i Kulturës e sheh kandidaturën e Kadaresë si të rëndësishme dhe strategjike për të ardhmen e vendit dhe për nxjerrjen e vendit nga kriza politike. 

“Duhet të pranoni kandidaturën e Presidentit të Republikës! Nuk mundet që Ju, në këtë katrahurë politike, ku vendi është shumë pranë statusit kandidat për në Bashkimin Europian, të refuzoni apo të rrini duke e vrojtuar nga larg zjarrin që po vjen, zjarr që do të djegë edhe për disa vite ëndërrat e shqiptarëve, për ato ëndërra e për atë shpirt për të cilin ju keni shkruar e derdhur në art, art për të cilin, çdo shqiptar, krenohet kur përmend emrin tënd, ISMAIL KADARE”, thuhet në letrën e Lesit. 

Sipas tij, ky do të ishte shans i madh për ne, shqiptarët, por edhe për Ju, i dashur, i madhi Kadare. 

“Ju duhet ta jepni një mesazh, për ne, shqiptarët, se jeni gati të sakrifikoni diçka nga jeta juaj duke u vënë në krye. Dikush mund të të ketë thënë se është një stërmundim, porse nga stërmundimi, nganjëherë, mund të dalin veprat e mëdha edhe në fushën e letrave, i dashur Kadare. Nëse e pranoni, do t'i bënit një të mirë jo vetëm popullit e vendit, por edhe krejt politikës. Politika do të bëhej më elokuente e më njerëzore. E detyruar, porse do të bëhej në pak vite, e tillë, siç ju thashë, pasi nuk mund të thuhet nesër nga asnjë politikan asnjë fjalë kundër Presidentit Kadare. Se të gjithë e dinë mirë se kur flet Kadare nuk ka folur interesi personal apo klanor, por ka folur Kryetari i Shtetit”, thekson Nikollë Lesi në letrën e tij drejtuar Kadaresë. (INA)

 

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Fisniku në 28/05/2012 11:24:44
avatar
A mos ka qene edhe ky Beograd, si Ismail Kadare NIN te Beogradit me derdh lote krokodili pse serbet se kane njohur Kosoven, me u ba bashk kunder shqiptareve musliman. As ne Shqiperi nuk po shiten keto pacavura... Lere Kosove dhe ne Maqedoni...

Kjo loje po lexohe prej planetin Mars, se cka qajne ketu burra "shqiptarise"
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PD mbyll fushatën në Korçë, PS në Kavajë
Me premtimin e rritjes së rrogave e të pensioneve, kreu demokrat Sali Berisha u është drejtuar qytetarëve të Korçës, në mitingun përmbyllës të zhvilluar në ...
image
Protesta pro dhe kundër Erdoganit në Tiranë, arrestohen 4 persona
Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë një proteste në mbështetje të protestave në Turqi. Protesta e cila, sipas policisë, ishte e paligjshme, ...
image
Rama: Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu
Kreu i Partisë Socialistë (PS) Edi Rama, një bashkëbisedim me gazetarët për librin e tij kurban, ka bërë disa batuta në llogari të kryeministrit Sali ...
image
Rama spot në televizionet greke: Emigrantë, ejani votoni Partinë Socialiste
Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të vijnë e të votojnë PS-në, në 23 ...
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
Next