advertisement
Fillimi | Shqipёri | Klosi: Dhjetëra zyrtarë të lartë agjentë të Serbisë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Klosi: Dhjetëra zyrtarë të lartë agjentë të Serbisë

Klosi: Dhjetëra zyrtarë të lartë agjentë të Serbisë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje, për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviçi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë. Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi, pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.

Ai këto komente i bëri pas lajmit se ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviçi, ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra. Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviçi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviçi në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë. Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi. (INA)

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Arben Llalla në 29/05/2012 09:58:02
avatar
Inspektorët e zbulim dhe kundërzbulimit shqiptar SHISH, greku dhe serbi mund ti blejë për pak euro, prandaj populli shqiptar gjendet në gjendje të keqe ekonomike dhe kombëtare.Këtë duhet ta thotë me emër dhe mbiemër Fatos Klosi dhe mos të na tregoj përrallla blla, blla të tipit- EDI UNË, NUK THEM EMRA, POR KA AGJENDË,troç dhe hapët. Kur greku dhe serbi e pyet një inspektor të SHISH sa euro do për spiunazh ai thjeshtë përgjigjet- SA JEPNI JU, BERE QAVE.SHISH më shumë punon kundër shqiptarëve atdhedashës se sa kundër grekut dhe serbit.Ky është mendimi im...
Thumbs Up Thumbs Down
1
struga në 29/05/2012 12:28:45
avatar
Deri sa nuk jepen emra shqiptaret kurre nuk dote jene zote te vetvetes qe do te thote se zoteria ne fjale sigurishte dote jete nje nder ato.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Danë Malushi në 29/05/2012 13:44:53
avatar
Sali berisha, dhëndër i malazeskës Milice, ish-oficere e lartë e Shërbimit Jugosllavë OZNA. Kur vjenë Sala në pushtet, me ndihmën e UDB-s dhe me filialën e sajë në Kosovë LDK-në, për kryetar të Gjikatës Kushtetute emronë UDB-ashin Fatmir Gjata. Regrutuesit tjerë nga Sala (?), Lulzim Basha dhe vajza e Salës "punësohen" në UNMIK dhe përgaditin e përkthejnë dosjet kundër ish-komandantëve e luftetarëve të lirisë të UÇK-së. Regrutuesi i radhës nga Sala në familje, kur e ariti moshën, ishte djali i tijë. Armë e naftë shitje Serbisë ishte prioriteti i dytë, se i pari ishte me ardhë në pushtet. Strukturimi i UDB-ës në nivele të larta të shtetit. shefi i Sërbimit Informativ Kombëtar Bashkim Gazideda ishte oficer i UDB. me përkrahjen e Salës, Hashim Thaçi e Xhavit Haliti, me duart e një shqipfolësi, mizorisht e mbytën zëdhënësin e parë të UÇK-së, të madhin ALI UKA. Sala nenshkroi Marrveshjen e Helsinkut për mosndryshimin e kufijve të shteteve të Europës, gjë që këtë "marrëveshje" e kishte kundërshtuar Enver Hoxha. Sala me & Co (UDB)i ka bërë shumë damë çështjes kombëtare dhe shtetit të shqiptarëve, pra Shqipërisë.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
Nishani: Bashkëpunim për sigurinë në Ballkan
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke folur në konferencën e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
Next