
Patozi takon Ruçin për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit
Negociatorët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste janë takuar mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe deputeti Saimir Tahiri, së bashku me kreun e grupit të PD-së, Astrit Patozi dhe deputetin Edmond Spaho do të diskutojnë mbi kandidatin e propozuar nga mazhoranca Xhezair Zaganjori.
Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë mazhoranca ka emrin e një kandidati për postin e kreut të shtetit. Xhezair Zaganjori, do të jetë dhe kandidatura me të cilin maxhoranca do të hyjë sot në votimin e parë në parlament të parashikuar për presidentin e ri të vendit. Pritet reagimi zyrtar i opozitës ndaj kandidaturës së paraqitur nga shumica, miratimi i së cilës në Kuvend, kërkon 84 nga 140 votat e anëtarëve të parlamentit. (NOA/INA)
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (14)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Reagimi i pamatur i Kadaresë – Nexhmedin Spahiu (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj