advertisement
Fillimi | Shqipёri | Sot vendimi për datën e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Sot vendimi për datën e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit

Sot vendimi për datën e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi pritet të vendosë sot për datën e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Seanca e sotme pritet të shoqërohet me debate mes mazhorancës edhe opozitës, kjo pasi edhe një ditë më parë të dyja palët nuk ranë dakort në Konferencën e Kryetarëve për një datë. 

Mazhoranca kërkoi që kjo seancë të zhvillohet të hënën, në datën 4 kurse opozita kërkoi datën 5 qershor. Në bazë të Kushtetutës, raundi i dytë i votimit për president në parlament zhvillohet brenda 7 ditësh pas raundit të parë, çka do të thotë që duhet ti përkonte me datën 6 qershor.

Në Kushtetutë është vendosur që procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet në pesë raunde nëse zgjedhja nuk arrihet në raundin e parë dhe kandidatët të marrin 84 vota të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të kryhet brenda shtatë ditë, derisa kandidatët që do të jenë në garë të sigurojnë një mbështetje maksimale. Çdo votim do të kryhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat. “Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 86 të Kushtetutës.

Ndërkohë një ditë më parë, dështoi raundi i parë i votimit për president të ri të vendit pasi mazhoranca dhe opozita nuk arritën kompromis për të çuar në parlament një kandidat.  Mazhoranca ka propozuar si kandidat të saj për president të vendit, anëtarin e gjykatës kushtetutese Xhezair Zaganjori por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e cila e ka cilësuar si të njëanshme. (Ora News/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
Nishani: Bashkëpunim për sigurinë në Ballkan
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke folur në konferencën e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
Next