
Meta: Takimi Berisha-Rama do përshpejtonte procesin për presidentin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mendon se takimi mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama do të përshpejtonte procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
“Kam kërkuar të zhvillohen takime të niveleve të larta dhe kam apeluar për takim Rama-Berisha në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen e të ecët në rrugë të mirë një zgjedhje dinjitoze e presidentit të ri dhe mbyllje e reformave. Një takim Berisha-Rama do të ndihmonte përshpejtimin e procesit, nuk kemi pse të humbasim ditë e javë në një situatë pritje se çdo minutë është e çmuar, vendi ka nevojë për shumë reforma”- u shpreh kreu i LSI-së, gjatë mbledhjes së LGI-së.
Duke vlerësuar kandidaturën e mazhorancës për postin e kreut të shtetit, Meta theksoi rëndësinë e përmbylljes së procesit në raundin e dytë të votimit në kuvend, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
“Është për të ardhur keq kur dëgjojmë paragjykime të pamenduara mirë që në vend t’i shërbejnë procesit të ndërtimit të një konsensusi ndihmojnë për të krijuar mure të panevojshme, është e rëndësishme të hiqet psikologjia e refuzimit apo bllokimit. Duhet të ecim drejt një figure që paraqet vlera të konsoliduara dhe i shërben funksionimit të institucionit të presidentit dhe besoj se duke u çliruar nga paragjykimet i kemi mundësitë të ecim në rrugën e duhur dhe ta kurorëzojmë me sukses raundin e dytë”- u shpreh Meta. (BW/INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj