
Raundi i dytë për presidentin më 4 qershor
Dita e hënë do të jetë raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të vendit. Kuvendi i Shqipërisë votoi me 74 vota pro dhe 57 kundra që data 4 qershor të jetë edhe seanca plenare ku do të votohet për Kreun e ri të Shtetit.
Opozita kërkoi që kjo seancë të zhvillohet të martën, në datën 5, por kjo gjë u hodh poshtë nga mazhoranca e cila votoi datën 4 qershor. Në bazë të Kushtetutës, raundi i dytë i votimit për President në Parlament zhvillohet brenda 7 ditësh pas raundit të parë, çka do të thotë që duhet ti përkonte me datën 6 qershor.
Në Kushtetutë është vendosur që procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet në pesë raunde nëse zgjedhja nuk arrihet në raundin e parë dhe kandidatët të marrin 84 vota të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të kryhet brenda shtatë ditë, derisa kandidatët që do të jenë në garë të sigurojnë një mbështetje maksimale. Çdo votim do të kryhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat.
Ndërkohë një ditë më parë, dështoi raundi i parë i votimit për president të ri të vendit pasi mazhoranca dhe opozita nuk arritën kompromis për të çuar në parlament një kandidat.
Mazhoranca ka propozuar si kandidat të saj për president të vendit, anëtarin e gjykatës kushtetutese Xhezair Zaganjori por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e cila e ka cilësuar si të njëanshme. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj