advertisement
Fillimi | Shqipёri | Kadare: S`mund të bëhem president
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kadare: S`mund të bëhem president

Kadare: S`mund të bëhem president

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare i është përgjigjur dje negativisht propozimit të studentëve të Shkodrës për të qenë ai një kandidat për postin e Presidentit të Republikës.

Në letrën e tij drejtuar Këshillit Studentor, Kadare pohon se me mospranimin e tij ai ka ndihmuar për normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë përgjigjen e shkrimtarit të madh. 

Letra e plotë 

Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë. Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë. Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni. Kur studentët e një kohe shqetësohen seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurtë se gjendja e shëndetshme, ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë. Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq, nuk përjashtohet e kundërta, që me mospranimin tim, kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët, ëndërrojnë me padurim: Përparimin, Normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë.

 

Studentët: “Jeni ju Presidenti që i duhet Shqipërisë” 

Këshilli Studentor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, i kërkoi shkrimtarit Ismail Kadare të kandidojë për postin e Presidentit të vendit. Në letrën e tyre tëpur, studentët shkruanin mes të tjerash se “Ju jeni presidenti që u duhet shqiptarëve: i ndershëm, intelektual, patriot e proevropian”. (BW/INA)


 

Vlerëso tekstin
2.50

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Bujar në 01/06/2012 10:55:22
avatar
Cka do te thote z. Kadare shprehja (fjala) europianizim! Mjafton kjo shprehje se ju e keni pranuar hibridizimin politik, social, kombetar dhe historik te popullit shqiptar. Me kete as ju nuk e dini se cilit popull (origjine)a komunitet, prap[ siq e theksoni ju keni rene ne provim. Shume mire beni qe nuk e vazhdoni karieren tuaj nga ish- Krueteri i Kuvendit te dikurshem socialis-komunist te PPSH-se ne president te Sales! Ju i keni te ngaterruara edhe qeshtjet e feve. As vete s`ec dini se ciles perkatesi fetare i takoni. Prandaj, Shqiperis, alias kombit shqiptar nuk i duhet nje njeri i cili endrron vetem per nje cmim Nobel, te cilin nuk duan t`ua ndajne, pikerisht per shkak te notimit tuaj politik, social, kombetar e fetasr. Ne fund jam i sigurte qe cilido president qe vjen ne krye te Presidences shqiptare e ka te njejtin fat si te z. Topi, mos me keq, nese nuk u nenshtrohet urdherave te z. Sale. Mire, prandej vendosja jua qe te mos pranoni edhe sipas kekrkese te z. "Lehes" emer pergedheles sipas Sales, dhe i nxitur personalisht nga z. Berisha, ju z. Kadare edhe kesaj radhe keni notuar mire. Por, duke e perzier kombin me komunitet dhe historine kombetare me evropianizim. As`ishte i nderuar Gj. Skenderbeu i orentuar nga Evropa. A s`ishte Mrin Barleti p[rfaqesues i Renesanses, atdheu i se ciles ishte Itali, Franca dhe Spanja etj. Po te futeshi ne kete gracke te pranoshi titullin e presidentit aktual te cilin me pish e qiriri e kerkon Sali Berisha, pse jo edhe Edi Rama, Ju atehere as lumi kombtar, Drini i Bardhe s`do t`u lante!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
Next