
Sot takimi Berisha - Rama për Presidentin
Konfirmohet takimi mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama për çështjen e Presidentit.
Burime të Top Channel treguan pak para mesnatës së djeshme se takimi mes tyre do të mbahet të dielën në orën 20:30 të mbrëmjes në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Mësohet se pas takimeve qe kryeministri Berisha pati të premten në Vlorë, ku shoqërohej nga nënkryetari i PD-së dhe deputeti i këtij qarku, Astrit Patozi, ky i fundit i ka telefonuar homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi.
Ky takim mes Berishës dhe Ramës shikohet si mundësi për të gjetur kompromisin për një kandidat konsensual për president.
Nuk dihet nëse shefi i qeverisë do të këmbëngulë siç edhe deklaroi një natë më parë që kandidati për president të jetë emri i përzgjedhur nga maxhoranca, Xhezair Zaganjori, apo në takimin me Ramën mund të flitet edhe për emra të tjerë të mundshëm. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj