
Berisha: Shqipëria 1 nga 10 qeveritë me borxhin më të shkurtër në botë
Në konferencën e forumit për investime në Shqipëri Kryeministri Sali Berisha theksoi se Qeveria ka bërë dhe do bëjë gjithçka për një klimë të favorshme për biznesin.
“Sot vijmë te ju si 1 nga 10 qeveritë më të vogla të planetit, por Shqipëria ka 1 nga 10 qeveritë më borxhëshkurtra në botë dhe me 1 nga 10 administratat më të vogla në botë”, u shpreh Berisha, raporton noa.al.
Në këtë kuadër ai shtoi se Shqipëria është vend i privatizimeve të mëdha, ndërsa në pritje është Albpetroli, pasi Shqipëria gëzon aktualisht fushën më të madhe të naftës në Europë.
Berisha theksoi se nëse në vitin 2005 investimet ishin 40 milionë dollarë por në 2010 ato arritën 1 miliardë dollarë.
Ai falënderoi investuesit e autostradës Tiranë-Elbasan duke thënë se ky investim bën që të shkurtohet në mënyrë të ndjeshme koha e harxhuar për të mbërritur në kryeqytet. (NOA/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj