
Ahmeti mbështet Nanon për President
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalur në mbështetje të kandidaturës së Fatos Nanos për president të Shqipërisë.
Ahmeti ka nënshkruar një letër në cilësinë e intelektualëve shqiptarë, e cila është një nismë që mban firmat e dhjetëra personaliteteve të mirënjohura akademike, shkencore e letrare shqiptare, por edhe personalitete publike politike.
Me këtë letër u bëhet apel krerëve të partive parlamentare që të mbështesin kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano, për postin e kreut të shtetit.
“Fatos Nano përmbush të gjitha kriteret personale, politike dhe kontekstuale për të qenë një President i denjë i Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe evoluimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ata përfundimisht nga loja politike partizane, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve”, thuhet në letrën e nënshkruar edhe nga akademiku Ylli Popa, por bën përshtypje edhe emri i Ukë Rugovës, djalit të Ibrahim Rugovës.
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
- Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
- Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
- Loja hipokrite e Qeverisë së Kosovës me kodin telefonik
- Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
se paskam ditur...cudi , ndoshta brenda nates e ka marre doktoraturen
epo kjo dëshmon se komunistet skan vdekur jo.
Gabim z.Ekrem por ske cka me ba,eshte e drejta e juaj te veproni si te doni.Na Shqiptaret kemi nji virtyt qe njiher kur flasim,kemi folur,por kjo per Ju nuk vleka.
Publikoni komentin tuaj