
Drejtori i zgjerimit në KE sot në Tiranë
Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino do të vizitojë sot Tiranën. Mësohet se Sannino do të takohet me autoritetet më të larta të shtetit për të diskutuar për situatën politike në vend dhe avancimin e përmbushjes së 12 rekomandimeve të BE-së.
Takimet do të nisin në orën 09:30 me kryeministrin Sali Berisha për të pasuar me një takim në orën 11:10 me kryetarin e opozitës Edi Rama ndërsa në orën 15:30 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto. Sannino do të mbyllë turin e takimeve në Tiranë në orën 16:30 me ministren e integrimit Majlinda Bregu.
Drejtori i Zgjerimit në Bashkimin Europian Stefano Sanino rikthehet në Tiranë, për të parë nëse vendi ynë ka avancuar në përmbushjen e 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian në mënyrë që vendi ynë të mund të marrë statusin e kandidatit.
Vizita e Saninos vjen në një kohë ku dy prej reformave të rëndësishme për vendin, reforma zgjedhore dhe parlamentare nuk janë përfunduar ende edhe pse kishte një kohë të caktuar për përmbushjen e tyre.
Komisioni Europian rekomandoi përfundimin e reformave, asaj zgjedhore dhe reformës parlamentare para 24 majit, afat që ka kaluar tashmë dhe ende nuk ka ndonjë qëndrim të ri nga palët, që mund të çojë drejt arritjes së konsensusit. (Ora News/INA)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj