
Raundi i tretë i votimit për presidentin, sërish pa kandidat
Në Kuvend do të zhvillohet sot në orën 10:00 raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e presidentit edhe pse Kuvendi nuk ka as sot, një emër për të votuar për kreun e ri të shtetit.
Komisioni i Ligjeve: Raundi i tretë pa asnjë kandidat
Raundi i tretë i votimit për kreun e ri të shtetit do të jetë sërish pa kandidat. Kjo është konfirmuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, i cili do t`i dorëzojë raportin parlamentit për raundin e dytë për votimin e presidentit.
Komisioni i Ligjeve ka konfirmuar se nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar për garën presidenciale. Për pasojë, votimi i tretë do të quhet i ezauruar, “votim i kryer pa asnjë kandidat”.
Me anë të një raporti që do t`i paraqesë Kuvendit sot, ky komision deklaron se asnjë deputet nuk ka hedhur firmën në mbështetje të ndonjë kandidati konkret për President. Në mbledhje kanë munguar deputetët e opozitës.
Dy raundet e para të votimit për presidentin e ri të vendit u mbyllën pa kandidatë. I vetmi kandidat për President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhënë konsesusin pasi e cilëson si kandidaturë të njëanshme.
Ndërkohë që opozita deklaron se nuk do të propozojë asnjë kandidat për zgjedhjen e kreut të shtetit, por kërkon që mazhoranca të sjellë kandidatura konsensuale.
Procedurat
Në Kushtetutë është vendosur që procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet në pesë raunde nëse zgjedhja nuk arrihet në raundin e parë dhe kandidatët të marrin 84 vota të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të kryhet brenda shtatë ditëve, derisa kandidatët që do të jenë në garë të sigurojnë një mbështetje maksimale.
Çdo votim do të kryhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten edhe kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të nenit 86 të Kushtetutës. (Ora News/INA)
Detroit: Arrestohet një saudit me tenxhere
Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç'arsye ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj