
Tiranë-Elbasan, inagurohet hapja e tunelit të Kërrabës
Kryeministri Berisha do te marre pjesë sot, në ceremoninë e inaugurimin të hapjes përfundimtare dhe bashkimit të dy anëve të tunelit të Kërrabës, një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, e cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në vend.
Së bashku, në një atmosferë festive, kryeministri Berisha, Ministri Olldashi, deputetë, drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të kompanisë AKTOR të si dhe qindra qytetarë elbasanas dhe banorë të zonave përreth do te asistojne në shfaqjen e dritës në anën tjetër të tunelit, 6 muaj para afatit të parashikuar dhe nisjen e një faze të re ndërtimi, në vazhdimin e autostradës Tiranë-Elbasan.
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga drejtues dhe punonjës të kompanisë ndërtuese AKTOR. SA, ministri Olldashi, deputetë dhe drejtues të pushtetit lokal, do te përshkroje distancën brenda në tunel dhe duke drejtuar eskavatorin do te rrëzoje barrierën e fundit midis dy anëve të tunelit, që simbolizon edhe hapjen përfundimtare të tij.
Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Kërrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.
Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Punimet cilësore, të realizuara sipas parametrave më bashkohore, e rendisin këtë vepër me dinjitet përkrah infrastrukturave më moderne evropiane. (INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj