advertisement
Fillimi | Shqipёri | Presidenti, tërhiqet Hoxha, në lojë Nishani
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Presidenti, tërhiqet Hoxha, në lojë Nishani

Presidenti, tërhiqet Hoxha, në lojë Nishani

Në prag të votimit të tij në Kuvend si President i Republikës, kandidati i zgjedhur nga mazhoranca Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. Priten të bëhen zyrtare arsyet e Hoxhës për këtë tërheqje. 

Zhvillimi surprizë vjen pak minuta pasi Komisioni i Ligjeve dërgoi raportin me 40 firma të mbledhura në Kuvend ku ky i fundit do e votonte me 71 vota presidentin e ri të zgjedhur nga mazhoranca, por që nuk e mori pëlqimin e opozitës. 

Hoxha doli si kandidature pas tri orë diskutimesh me opozitën në kërkim të konsensusit të saj. Mazhoranca miratoi kandidaturën e ekspertit të njohur të ekonomisë dhe publicistikës, z.Artan Hoxha për postin e kreut të ri të shtetit. Emri i tij mori dakordësinë e LSI-së, PR-së dhe PDIU-së, por nuk mundi të marrë konsensusin e opozitës. 

Mazhoranca qeverisëse, në zbatim të plotë të Kushtetutës kishte të drejtën ta votonte sot, në raundin e katërt, me 71 vota, por pak para votimit Hoxha terhiqet. Kuvendi konsumoi të premten pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual. Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të zhvillohet ditën e hënë, 11 qershor, në orën 10:00. Deri tani janë konsumuar tre nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë të votimit, Presidenti mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. 

08:34 - Në Kuvendin e Shqipërisë sot do të zhvillohet raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit. 

Partia Demokratike në pushtet dhe ajo Socialiste në opozitë, me gjithë negociatat disa orëshe, nuk kanë arritur të pajtohen për një emër konsensual.

Mediat në Tiranë raportojnë se analisti Artan Hoxha është kandidatura që do të paraqesë shumica në raundin e sotëm të votimit.

Ish-kandidati i PD-së dhe aleatëve, Xhezair Zaganjori, ka hequr dorë nga gara për president të premten e kaluar. Vendimi ka pasuar djegien e tre raundeve të votimit në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Kuvendi pritet të votojë sot kandidaturën e mazhorancës për president të vendit, Artan Hoxhën.  Emri i tij u bë publik mbrëmë nga kryeministri Sali Berisha në përfundim të tryezës së dytë të bisedimeve me kryetarin socialist Edi Rama.

“Mazhoranca vendosi që të paraqesë për votim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës shqiptare, drejtuesin e Institutit të Studimeve Bashkohore, institut ky që është dhe hartuesi i të gjitha ligjeve të reformave ekonomike, veçanërisht ekonomike gjatë së paku 12 viteve të fundit”, tha kryeministri.

Në takimin ku ishin të pranishëm edhe dy aleatët e kryeministit Berisha, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe ai i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Shumica paraqiti krahas emrit të zotit Hoxha dhe tre kandidatura mes të cilëve ministri i saj i Mbrotjes Arben Imami, ai i Brendshëm Bujar Nishani si dhe këshilltari ekonomik i kryeministrit, Petraq Milo.

Kandidatura të cilat sipas kryetarit socialist Edi Rama ishin “emra të dalë nga oborri i pushtetit” dhe për të cilët opozita nuk mund të jepte konsensusin. “Zhvillimi i tryezës ishte i tillë që e bëri, praktikisht, të pamundur shtjellimin e mëtejshëm të një momenti dialogu dhe bashkërendimi të energjive dhe të forcave për të arritur në një zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj, e cila ishte një ofertë, që praktikisht ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të cilësdo prej kandidaturave të ofruara" theksoi Rama.

Sot pritet vetëm zyrtarizimi i kandidaturës së zotit Hoxha dhe votimi më pas në parlament, i cili duket se do të jetë një formalitet pasi shumica i ka të gjitha numrat për të votuar e vetme, pavarësisht kundërshtimit të opozitës.

 

Mblidhet grupi i PS-së dhe Komisioni i Ligjeve

Ndërkohë në orën 09:00 mblidhet grupi parlamentar i PS-së që do të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajnë deputetët në seancën e sotme plenare ndërsa në orën 09: 45 mblidhet komisioni i Ligjeve i cili do të trajtojë nga ana ligjore plotësimin e kushteve të përcaktuara në Kushtetutë dhe më pas do të depozitojë në seancë një raport përpara se emri i Artan Hoxhës të hidhet në votim.

Kush është Artan Hoxha?

Artan Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989).

Ai,  ka një angazhim të hershëm politik dhe publik. Në vitin 1992-1993 ai ka qenë ministër i Tregtisë në qeverinë e kryeministrit Aleksandër Meksi. Më vonë ai nuk u përfshi më në administratën publike por që nga viti 1997 ka qenë drejtues i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, institut që ka dhënë ndihmesë të gjatë në përpilimin e shumë reformave dhe hartimin e shumë ligjeve të rëndësishme gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë bashkëpunimin edhe me qeveritë socialiste.

Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.

Së fundmi Artan Hoxha, u bë një figurë e njohur publike edhe për shkak të angazhimit në publicistikë apo dhe si opinionist për ngjarjet dhe zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, me qëndrime në mbështetje kryesisht ndaj së djathtës në pushtet. (INA)

 

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
Next