
Kadare propozoi gjeneralin Lleshi për President
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i ka propozuar Edi Ramës, por dhe kryetarëve të tjerë të partive parlamentare, emrin e zëvendësshefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Sandër Lleshit si kandidaturë për president të vendit.
“Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi”, ka theksuar Kadare për “Panorama”.
Sipas tij, sa i përket kandidaturës së Lleshit, bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të Ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike.
“Po, Sandër Lleshi ka qenë sugjerimi si kandidat për President. Sugjerimi i është bërë jo vetëm zotit Rama, por të gjitha palëve. Zotin Lleshi e kam njohur vite më parë. Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme. Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko-filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi”, theksoi shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj