advertisement
Fillimi | Shqipёri | Presidenti Nishani me master falso
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Presidenti Nishani me master falso

Presidenti Nishani me master falso

Masteri i është shitur nga një mashtrues francez, i dënuar nga Gjykata e Tiranës një vit më parë me 5 vjet burg. Presidenti i votuar i Shqipërisë, Bujar Nishani, rezulton të ketë një master fallco “Për studime evropiane”, marrë në vitin 2005 në Tiranë.

Masteri shpërndahej nga një institut fantazmë francez, në bashkëpunim me disa pedagogë të Fakultetit Histori- Filologji. Në shtator të vitit 2011 Gjykata e Tiranës ka dënuar shtetasin francez Bruno Hamard, që shiste për 300-1000 euro diploma për “Master” dhe “Doktoraturë”. Në këtë listë ka shumë zyrtarë dhe deputetë të shtetit shqiptar, të cilët kanë marrë masterin fallco, përfshi deputetin Mark Marku, ministrin Nishani, prefektin e Durrësit, Gjergji Gjinko- në atë kohë shef kabineti i ministrit të Arsimit, Edvin Kulluri- gjithmonë shef kabineti i Arben Imamit, etj. Pasi mashtroi profesorin e fakultetit të Histori-Filologjisë, Petrit Nathanailin, francezi nga Nanterre themeloi në Shqipëri Institutin “IRERIE”. Në fletë-palosje përshkruhej adresa e “Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe Europiane”, i cili kishte krijuar dhe kurse pasuniversitare për studime të larta “Master” dhe “Doktoraturë” në këtë fushë. Mashtruesi vijoi edhe më tej duke krijuar në formën e modulit, seksionin shqiptar “IRERIE” me drejtor profesor Petrit Nathanailin.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës ambasada është përgjigjur se Instituti “IRERIE” është i panjohur në mjediset akademike franceze dhe për rrjedhojë diplomat që shpërndante ky institut nuk kanë asnjë formë njohjeje ose ekuivalence në shtetin Francez. Duke nisur nga viti 2003 e deri në vitin e fundit 2006-2007, ku instituti fantazmë ka pasur të regjistruar 65 studentë, është e çuditshme heshtja e organeve shtetërore. Kjo edhe për faktin se për gati 4 vjet, instituti, megjithëse i ka zhvilluar mësimet online, fletë-palosjet janë shpërndarë në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pedagogë që kanë dhënë mësimin kanë qenë shqiptarë, të fakulteteve të vendit. Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur i vendit është viktimë e këtij mashtrimi, apo vetëmashtrimi, por kjo ka pak rëndësi. E rëndë është që presidenti Nishani e paraqet në CV e tij zyrtare këtë master si shkollim të tij, edhe pasi shtetasi francez është shpallur në kërkim dhe është vërtetuar nga gjykata që masteri është fallco.

Presidenti i Hungarisë, Pal Shmit dha dorëheqje për plagjiaturën në temën e tij të doktoraturës, ndërsa Presidenti i Shqipërisë paraqet në CV e tij zyrtare një master fallco, të dhënë nga një njeri i dënuar nga Gjykata e Tiranës.

 

 CV zyrtare e Bujar Nishanit

-U lind me 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit

-Pasi u diplomua në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988, kreu studimet pasuniversitare ne Kaliforni/SHBA, ne “Menaxhimi i Resurseve te Mbrojtjes” ne vitin 1996.

-Ne vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë/Universiteti i Tiranës.

-Në vitin 2005 merr titullin “master” në Studimet Europiane.

( Tema/INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PD mbyll fushatën në Korçë, PS në Kavajë
Me premtimin e rritjes së rrogave e të pensioneve, kreu demokrat Sali Berisha u është drejtuar qytetarëve të Korçës, në mitingun përmbyllës të zhvilluar në ...
image
Protesta pro dhe kundër Erdoganit në Tiranë, arrestohen 4 persona
Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë një proteste në mbështetje të protestave në Turqi. Protesta e cila, sipas policisë, ishte e paligjshme, ...
image
Rama: Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu
Kreu i Partisë Socialistë (PS) Edi Rama, një bashkëbisedim me gazetarët për librin e tij kurban, ka bërë disa batuta në llogari të kryeministrit Sali ...
image
Rama spot në televizionet greke: Emigrantë, ejani votoni Partinë Socialiste
Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të vijnë e të votojnë PS-në, në 23 ...
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
Next