advertisement
Fillimi | Shqipёri | Universiteti Columbia nismë për Bashkimin e Shqiptarëve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Universiteti Columbia nismë për Bashkimin e Shqiptarëve

Universiteti Columbia nismë për Bashkimin e Shqiptarëve

Profesori i Universitetit Columbia-s, David Philips , i cili është njohës i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan pohon se ka marrë një nismë për promovimin e idesë për krijimin e Shqipërisë Natyrale , njofton agjencia e lajmeve INA.

Projekti i tij i njohur si, "Projekti i Lagjes Shqiptare", me sa duket  promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës  dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangshme nga komuniteti  ndërkombëtarë.

Shikojmë përpara, thotë profesor Philips ndërkohë që ne kujtojmë të  kaluarën, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork. 

“Lidhja e Prizrenit është themeluar më 10 qershor, 1878 si përgjigje  ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit të cilat i kanë mohuar  aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Lidhja është krijuar për të  mbrojtur shqiptarët nga serbët, malazezët dhe  grekët. Ajo ka çuar në një  periudhë të shtypjes së dhunshme kundër shqiptarëve në shekujt e 19 dhe  20”, shprehet Philips.

Sot është ndryshe shton ai. “Me çlirimin e Kosovës dhe 100 vjetorin e  Pavarësisë  së Shqipërisë shqiptarët kanë bërë një kalim historik edhe duke  sakrifikuar dhe rrezikuar brenda mundësive të tyre. Projekti i Lagjes  shqiptare  është projektuar për të mbështetur parimet e  Lidhjes së Prizrenit.  Në shekullin e 21, është e mundur që të integrohen  të gjitha territoret  shqiptare pa rishikimin e kufijve ose kryqëzimeve të  dhunshme”, mendon profesori amerikan.

 Ai thotë se,  Columbia University dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington  më  8 korrik në Tiranë do të mblidhet në një Konferencë ndërkombëtare  me titull  :“ International Conference on the Albanian Neighborhood” 

Sipas tij, konferenca është e  përkrahur nga Fondacioni “Rockefeller Brothers Fund” nga Universiteti Columbia , Instituti për Studime  Bashkëkohore dhe  Bashkia e .

Pra, thotë professor David Philips  në Tiranë do të mblidhen  Shqiptarët  nga i gjithë Ballkani Perëndimor,  do të mblidhen për të diskutuar iniciativën:  “International Conference  on the Albanian Neighborhood”. 

Folësi kryesor  do të jetë Kryeministri Sali  Berisha. Ndërsa në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe ish - Përfaqësuesi Special i  Sekretarit të Përgjithshëm për  Kosovën, Soren Jessen-Petersen. Pjesëmarrës do të jenë edhe  përfaqësues të shoqërisë civile dhe opinionist, si dhe  kryetarët dhe  udhëheqës institucionesh, deputetë, dhe politikanë të tjerë. Të  gjitha  partitë dhe grupet politike do të përfaqësohen në këtë konferencë. 

“Dhe, unë  besoj se Iniciativa jonë mund të jetë një teme për të unifikuar  shqiptarët  brenda Shqipërisë, Kosovë dhe në të gjithë  rajonin”, thekson profesori amerikan. 

Initiative Albanian Neighborhood   - "Projekti i Lagjes Shqiptare", shprehet më tej  profesor Philips,  përfshin tërë territorin kudo që jetojnë   shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të  Zi,  Arbëreshët, ata të Serbisë dhe Greqisë. 

Initiative Albanian  Neighborhood  është e lidhur së bashku nga iniciativa "solidariteti i  interesit" në  fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe  të medias dhe të  komunikimit edhe përtej  Ballkanit Perëndimor, ajo  është një komunitet global, duke përfshirë edhe shqiptarët të diasporës këtu  në Nju Jork dhe në  mbarë botën.

"Initiative Albanian  Neighborhood është  gjithashtu një komunitet  i vlerave të përcaktuara prej demokracisë, të  drejtave të njeriut dhe  tregjet e lira, lidhjet e forta që ekzistojnë mes  shqiptarëve dhe  amerikanëve, mbasi ne jemi popuj liridashës, popuj me vlera të  përbashkëta,  është shprehur më tej Philips.

Bashkëpunimi më i madh në mes  institucioneve Euro-Atlantike dhe Kosovës,  si dhe shtetet e tjera të  Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu në qendër  të kësaj strategjie.  

“Qëllimi i "Evropës së bashkuar dhe në paqe", vazhdon,  por rrethanat kanë  ndryshuar. "Interesi dhe solidariteti" mes shqiptarëve është i natyrshëm në  një përgjigje të krizës në Eurozonë, e cila ka ndikuar në  perspektivën  afatkohore dhe Evropiane të anëtarëve që aspirojnë. Solidariteti dhe  interesi është edhe një përgjigje ndaj kriminalitetit,korrupsionit dhe  paaftësisë që ekziston në rajon, veçanërisht në vendet ku shqiptarët  përfaqësohen në minoritet. Irredentizmi Sllavic u konfirmua nga fitorja e  fundit e Tomislav Nikoliç, si president i Serbisë, thotë studiuesi  amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David  Philips” shton ai. (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Idriz Bekiri në 20/06/2012 21:09:42
avatar
Kush n'a je ti more zoteri qe me tregoke se nuk duhet bashkuar Atedheu im? Lufterat clirimtare i perkrahet per te luftuar Rusine dhe njekohesisht per te mos eskaluar situata pasi qe populli i Shqiponjave eshte i lodhur me nga situatat berlineske e londineze.Perse Europa e bota duhet t'a ruajne paqen ne kurriz te popullit shqipetar.Nje Europe te fort i duhet nje Shqiperi e fort pa pretendime ndaj askujt dhe as ndaj asnje religjioni.Shqipetaret nuk din te terorizojn asnje popull se jane paqedashes.Kete e kemi treguar nder shekuj e mileniume!
Thumbs Up Thumbs Down
-1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
image
Meta: Votoni për realitetin Evropian
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi ...
image
KQZ: Radhitja e listave, Koalicioni i Majtë nr.3, e Djathta nr.4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për ...
image
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha ...
image
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit ...
image
Ilir Meta: LSI prioritete për përfaqësimin e femrës shqiptare
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të ...
image
Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit ....
image
GAK reagon për rastin e bustit të Adem Jashari
Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari, e cila është gjetur e hedhur para disa ditësh në mes të plehrave. Sipas ...
image
Meta: Amerika ia ka hequr me kohë "vizën" doktorit
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë, ka akuzuar sot kryeministrin Berisha ...
image
Kakavijë, kapet 25 kg drogë, në pranga shtetasi 73 vjeçari grek
Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.Burime ...
image
SHBA: Shqipëria nuk përmbush kriteret për heqjen e vizave
Ambasada amerikan në Tiranë i ka kthyer dje një përgjigje sqaruese kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë mitingut të dy ditëve më parë në Durrës ...
image
Rama: Nuk kemi probleme me aleatë
Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë udhëtimit drejt Elbasanit ku do të prezantojë kandidatët socialistë për këtë qark, theksoi se skuadra “Për Një Rilindje Shqiptare”, ...
image
Malaj: Shqipëria po falimenton
Arben Malaj, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit e njëherësh anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financës jep alarmin se ekonomia shqiptare po ...
image
Ministri Imami i flet anglisht ministrit Xhaferi, veprim skandaloz (Video)
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar, Talat Xhaferri. Siç transmeton A1 Report, ministri Imami ka ...
image
Berisha premton heqjen e vizave me Amerikën
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha premtoi se vota për koalicionin e partive të djathta më 23 qershor do të mundësojë heqjen e ...
Next