advertisement
Fillimi | Shqipёri | “Unë e Dua Çamërinë”
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

“Unë e Dua Çamërinë”

“Unë e Dua Çamërinë”

Tirana po feston sot me parullën “Unë e Dua Çamërinë”, si pjesë e atmosferës festive për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të qëndroj gjatë gjithë javës i dekoruar me banderolat “I Love Çamëria” (Unë e Dua Çamërinë) dhe me flamuj shqiptar, ndërkohë që në Sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza” janë vendosur dy monumente –shkronja tredimensionale- me parullën “I Love Çamëria”.

Aktivitetet për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë këtë vit janë zhvendosur nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të vendit. Kështu, në gjashtë pika në kryeqytet do të shfaqen në mjedis të hapur materiale filmike, dokumentare, dëshmi të të mbijetuarve nga genocidi dhe muzikë e traditë çame përgjatë gjithë javës.

Më konkretisht, përveç led-wall-it të vendosur në shëtitore “Abdi Toptani”, që në periudha të caktuara kohe do të transmetojë materiale mbi Çamërinë, videoprojektor të ndryshëm janë vendosur në Parkun “Rinia”, në monumentet e “Tre Vëllezërve Frashëri”, në ish-Fushën e Aviacionit, në zonën e ish-Bllokut dhe në pika të tjera të kryeqytetit.

Të gjithë qytetarët që do të jenë të interesuar do të marrin në këto pika, edicionin special të Revistës “Çamëria”, si edhe informacione mbi aktivitetet e Javës Çame dhe të Marshimit të përvitshëm në Qafë-Botë.

Aktivitetet e Javës Çame u çelën në një nga pikat e mësipërme, përkatësisht në sheshin “Tre Vëllezërit Frashëri”, ku dhjetra qytetarë, shqiptarë të Çamërisë apo të viseve të tjera, u grumbulluan për të ndjekur nga afër dëshmitë e të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, si edhe për të ndjekur materialet muzikore të përzgjedhura që do të vazhdojnë të transmetohen përgjatë gjithë javës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj jave, gjatë një prononcimi për mediat.

“Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një nga genocidet më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamaëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame” – tha z. Idrizi.

Java Çame do të shoqërohet nga një sërë aktivitetesh, duke nisur nga dita e nesërme për të kulmuar në marshimin e përvitshëm çam në Qafë-Botë. Këtë vit, lajtmotivi do të jetë ditën e shtunë, në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr. Aty do të nis ndërtimi i një varreze monumentale për t’i nderuar dhe për të kujtuar atë genocidin mbi shqiptarët e Çamërisë. (INA)

 

 

 

 

Vlerëso tekstin
4.67

Subscribe to comments feed Komente (8 publikuar):

bashkeatdhetari nga SHBA në 25/06/2012 19:21:36
avatar
Cfare kenaqesije shpirterore,erdhi dita qe edhe problemi Cam te aktivizohet.Ne te kaluaren kur mergata shqiptare ne SHBA bente c,mos per te miren e shqiptareve nen ish Jugosllavi,e vecanerisht kerkesen per Kosoven Republik vellezerit tane Cam qene krah per krahu me na per realizimin e kerkesave tona.Lufta nuk ka mbaruar,Kosova vertet e be republik por nji pjese e madhe e shqiptareve ngelen nen sundim te serbeve,sllavomaqedonasve e te malaziazve.Tani eshte koha qe te gjithe qe kemi ngel jashte kufijve te dy shteteve shqiptare,te kemi agjenden tone te perbashket kombetar,Bashkimin e trojeve tona.Qeverija e Tiranes qe u zgjua nga gjumi dhe filloj mbrojten e vellezerve Cam ka per detyre ta bej kete edhe per na qe ngelem te okupuar ne trojet e ish Jugosllavise.Pra qe te gjithe sebashku,qeverite ne Tirane e Prishtine si dhe na qe jemi nen sllav e grek duhet mos pushojme derisa andra e jone kombetare realizohet.Sot kushtet jane pjekura per kete vetem se na duhet ta kerkojme me kembengulje.Ne kete moment vellezerit Cam kane nevojen e perkrahjes se kauzes se tyre si qe e kishim na-te roberuarit ne ish Jugosllavi.Kete ua kemi borxh vellezerve Cam,prandaj apeloj qe te gjithe na qe ngelem ende nen zgjedhen sllave tu bashkohemi vellezerve Cam dhe qe te gjithe sebashku e hjekim zgjedhen sllave e greke nga qafa.Te rroj Shqiperija Ethnike.
Thumbs Up Thumbs Down
3
b.geci në 25/06/2012 23:21:08
avatar
mos vdeksha pa ja kris grekut ne QAMRIN ton te dashur dhe te kem shpres o shqiptar se nje dit do valon FLAMURI kuq e zi ne QAMRI.
Thumbs Up Thumbs Down
0
besimi në 26/06/2012 02:53:06
avatar
Edhe une e dua shume Camerin
ju pershendes Presheva Rroft Shqipria etnike pa grek e serb.
Thumbs Up Thumbs Down
0
senatori në 26/06/2012 11:12:25
avatar
RRON OR RRON KURR NUK VDES SHQIPTARI!!!!!!!!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Urim në 26/06/2012 12:34:22
avatar
Cameri e Mjera cameri politikanat tan von Ju kah dal gjumi kjo u duht me u festu para 100 vjete rroft shqipria e madhe vdekje skllavit duhet te jen te gjithe shqiptaret se bashku e ti marrim trojer tona vdekje grekut rroft shqipria e MADHE
Thumbs Up Thumbs Down
0
albi123 në 27/06/2012 14:43:15
avatar
RROFTE CAMERIA. GREQISE S'KEMI C'TI MALLKOJME. ME KEQ SE PO GJEN... POR PO E GJEN NGA ZOTI PER GJITHE MEKATET QE U KA BERE CAMEVE DHE SHQIPTAREVE PAS 1990-s. RROFTE KOMBI DHE POPULLI SHQIPTAR!
Thumbs Up Thumbs Down
0
albion në 27/06/2012 14:49:05
avatar
RROFTE CAMERIA E BUKURA E DHEUT ME NJEREZ TE MPREHTE DHE TE ZGJUAR QE DITEN TE MBIJETOJNE NEN UZURPIMIN GREKO-HOXHIAN.SA PER GREQINE E GJETTE NGA ZOTI ME KEQ SE C'PO E GJEN! RROFTE KOMBI SHQIPTAR!
Thumbs Up Thumbs Down
0
xhemsi jashari në 29/06/2012 23:26:03
avatar
nese ka mundesi me me informuar se kur fillon ruga per ne qafe bote.mendoj ne sa ora fillon dhe nga cili vend .flm per mirkuptimin
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
image
Meta: Votoni për realitetin Evropian
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi ...
Next