
Durrës, grabitet makina bashkë me një fëmijë brenda
Një makinë tip Mercedes Vito, bashkë me një fëmijë brenda, është vjedhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Makina me targa polake "KR353RL", në pronësi të familjes Mellani, është vjedhur nga persona ende të pa identifikur ne lagjen 13 tek zona e plazhit.
Familja Mellani ishte futur në një dyqan për të blerë një frigorifer, ndërkohë që makina ishte lënë ndezur, bashkë me fëmijën brenda.
Policia e Shtetit u vu në gatishmëri totale, me në krye Drejtorin e Përgjithshem zotin Hysni Burgaj, ku brenda 40 minutash u gjend fëmija në afërsi të Laprakës.
Pas postblloqeve të shumta të ngritura nga policia u gjend dhe makina e braktisur në Milot nga autoret të cilët u larguan në drejtim të pa ditur.
Fëmija është në gjendje të mirë pas egzaminimit të bërë ne maternitetin “Mbretëresha Geraldin”, më pas u dorëzua prindërve. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj