
Moody`s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme edhe në të ardhmen
Në më pak se një javë nga vlerësimi i Sandart &Poors vjen vlerësimi i dytë pozitiv për Shqipërinë. Agjensia e kreditimit “Moody`s” ka vlerësuar me gradën "B1" Shqipërinë si dhe ka vlerësuar një pritshmëri të qëndrueshme për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike në vend.
Vlerësimi i Moody`s si një dëshmi e kredibilitetit të ekonomisë shqiptare në një kohë kur e gjithë Evropa dhe rajoni përjetojnë goditjet e krizës financiare dhe të borxheve sovrane.
Një vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe është testi më i mirë për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend.
Gjithashtu Moody`s thekson se Shqipëria në të ardhmen do të kishte vlerësim në rritje nëse:
- Megjithëse qeveria ka adresuar dukshem problemet strukturore, fuqizimi i institucioneve do të bënte që vlerësimi për Shqiperinë të rritej menjëherë.
- Eshte bere progres, nderkohe qe orientimi dhe marrja e statusit te vendit kandidat do te ishte nje sinjal pozitiv i dobishem per vleresimin e kreditit gjithashtu.
- Sistemi gjyqesor i permiresuar dhe eficensa e tij do te perbente nje shtyse per investimet e huaja, dhe si rrjedhim pozicion me te mire tregtar e makroekonomik te vendit.
- Ankorimi i politikave te Qeverise drejt integrimit evropian ka qene dhe mbetet orientimi me efikas ne qendrueshmerine ekonomike, ndaj vazhdimesia do te gjeneroje gjithnje vleresime pozitive ne te ardhmen.
Nga agjensia nderkohe theksohet se do te kishim nje vleresim ne ulje nese:
- Nuk vazhdon te mbaje ritmin e programit te reformave si ato ekonomike dhe institucionale. Nevoja per te patur institucione me te fuqizuara mbetet gjithnje nje konstante ne progresin e rruges evropiane.
- Konsolidimit fiskal nuk do t`i kushtoje vemendjen e duhur per te ruajtur treguesit makroekonomike. Gje qe deri tani eshte ekzekutuar ne menyre racionale.
Zhvillimet politike dhe institucionale do të japin ndikimin e tyre në shpejtesine e implementimit te reformave, nxitjes se zhvillimit te shpejte te ekonomise e treguesve kryesore te saj. Keto tregues si gjithmone do te jene subjekt vleresimi nga Moody`s dhe agjensite e tjera. Keto vleresime jane baza mbi te cilat investitoret shohin perspektiven ekonomike te vendit ne alokimin e kapitalit. (Ora News/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj