advertisement
Fillimi | Shqipёri | Topi: Kufijt e Kosovës të paprekshëm
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Topi: Kufijt e Kosovës të paprekshëm

Topi: Kufijt e Kosovës të paprekshëm

Shqipëria mbështet integritetin, sovranitetin dhe aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka deklaruar sot në Prishtinë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.

Këto komente Topi i bëri gjatë një fjalimi që mbajti para Kuvendit të Kosovës. Paraprakisht ai është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Me këtë rast, Jahjaga tha se Kosova dhe Shqipëria janë faktorë paqeje e stabiliteti në rajon. Ndërkaq, ka falënderuar kreun e shtetit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme për lobim dhe njohje të reja për Kosovën.

“Dy shtetet tona sovrane kanë një qëllim të përbashkët në rrugën tonë drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Shqipëria angazhohen për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajonit dhe mbarë botën”, është shprehur Jahjaga.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, presidenti Bamir Topi tha se ndihej shumë i nderuar që po e përmbyllte mandatin e tij si presidenti i Shqipërisë me vizitën në Kosovë.

Kreu i shtetit shqiptar tha se zhvillimi dhe përparimet e bëra në Kosovë i kanë hequr tashmë paragjykimet që ishin më herët për të.

Për nder të tij, Kuvendi organizoi edhe një seancë solemne të cilës Topi i është drejtuar me një fjalim rasti.

“Ju jeni shembulli më i mirë për t’i dëshmuar botës demokratike se si një vend i vogël por me forcë të madhe morale ia arriti që brenda vetëm një dekade të ndahet nga dhimbjet e të kaluarës dhe ta transformojë zonën e luftës dhe gjenocidit serb në një shoqëri të paqes, harmonisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Kosova është shembull i forcës për ndryshim, i fitores së të mirës ndaj të keqes, i vendosjes së drejtësisë historike”, ka thënë Topi para deputetëve të Kosovës.

Presidenti Bamir Topi tha se Shqipëria do t’i mbështesë aspiratat e Kosovës për integrime euroatlantike dhe përmbushjen e kritereve evropiane për udhëtim pa viza nëpër vendet e BE-së.

Ndërkaq, nga aspekti i zhvillimeve në rajon, Topi tha se e mbështet dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit duke e kuptuar atë si një dialog ndërmjet dy shteteve të barabarta që respekton plotësisht integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Ne mbështesim vullnetin e palëkundur të Kosovës për dialog të barabartë dhe intensiv me të gjitha vendet fqinje, përfshi edhe Serbinë duke e vlerësuar atë si investim pozitiv dhe në interes të vendeve e popujve të përfshira në këtë proces. Shqipëria vlerëson se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm. Në vijimësi mbështesim përpjekjet e juaja për shtrirjen e plotë të autoritetit zyrtar në çdo pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Topi.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë më shumë sesa miqësore - ato janë vëllazërore”, është shprehur Topi, i cili deputetëve në disa raste u është drejtuar me vëllezër dhe motra.

Gjatë kësaj vizite dyditëshe, Topi ka takuar sot edhe zyrtarë tjerë të qeverisë, liderin e opozitës Isa Mustafën si dhe ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Nesër ai do të bëjë homazhe te kompleksi i Memorial në Prekaz dhe ai në Gllogjan. Para largimit, presidenti Topi do të vizitojë edhe qytetin e Gjakovës. (INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Rama: Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu
Kreu i Partisë Socialistë (PS) Edi Rama, një bashkëbisedim me gazetarët për librin e tij kurban, ka bërë disa batuta në llogari të kryeministrit Sali ...
image
Rama spot në televizionet greke: Emigrantë, ejani votoni Partinë Socialiste
Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të vijnë e të votojnë PS-në, në 23 ...
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
image
15 kompani në garë për ndërtimin e bulevardit të ri në Tiranë
Më datë 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të ri. 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga ...
image
5 mijë të burgosur do të votojnë në zgjedhje
Rreth 5 mijë të burgosur do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtori juridik i drejtorisë së burgjeve Arben Tusha pohon ...
Next