
Tiranë, përmendore të Ismail Qemalit, Zogut dhe Hasan Prishtinës
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duhen ndrequr gabimet me dashje që ish-diktatori Enver Hoxha bëri më disa qytete dhe figura të shtetit.
Deklarata u bë në mbledhjen e Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë, ku u miratuan sheshet ku do vendosej Monumenti i Pavarësisë dhe përmendoret e tre personalitete të njohura historike shqiptare.
“Në këtë 100-vjetor duhet të çlirohen nga balta e pamerituar të gjitha figurat e shtetit, si një akt qytetar por edhe si një detyrim madhor atdhetar ndaj tyre. Ata ishin burra dhe gra që përballeshin me kohën dhe pa kontributin e tyre ne nuk do të ishim këtu sot. Është i domosdoshëm një vështrim më gjakftohtë, më i ndershëm, më i qyteteruar i historisë sonë”, theksoi Berisha.
Berisha akuzoi diktatorin e vdekur se për të erresuar figurën e Ismail Qemalit, ndërroi dhe ditën e lindjes kë ketij të fundit.
“Iu ndërrua dhe ditëlindja Ismail Qemalit nga 16 tetor iu degdis ditëlindja në një muaj tjetër, u bë gjithcka tja hiqte meritat për pavarësinë e shtetit”.
Më tej kreu i qeverisë theksoi se sot Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë do të miratoje vendosjen e shtatoreve të 3 figurave të njohura, Ahmet Zogut, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtinës në Tiranë.
“Do miratojmë sot dhe vendosjen e shtatores së Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Natyrisht me bashkinë e Tiranë janë bërë diskutimet për vendet e tyre ndaj të bëhen dhe të gjenden”.
Pas fjalës së kryeministrit, Komiteti miratoi që Monumenti për Pavarësinë të vendoset tek ‘Parku Rinia me pamje nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Po kështu u miratua dhe vendosja e shtatoreve, ku me sugjerimin e Bashkisë së Tiranës u caktua që shtatorja për Ahmet Zogun të vendoset tek sheshpushimi në fund të Bulevardit Zogu i Parë, ajo për Hasan Prishtinën tek sheshi ‘Paris’, kurse shtatorja për Ismail Qemalin do vendoset në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”.
Monumenti i Pavarësisë-tek Parku Rinia
Ahmet Zogu- në fund të Blv. Zogu I
Hasan Prishtina-tek sheshi ‘Paris’
Ismail Qemali- në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”
(BW/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj