
Në Qafë Botë në përkujtim të çamëve
Java e Çamërisë vazhdoi me marshimin drejt Kllogjerit, marshim i shndërruar në një aktivitet të përvitshëm në përkujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame pas Luftës së Dytë Botërore.
Qindra persona, mes tyre drejtues të shoqatave dhe partive çame udhëtuan në kufirin shtetëror me Greqinë e së bashku me ta ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti. Ndalesa e parë ishte Kllogjeri ku u përurua nisa e punimeve për ndërtimin e varrezave monumentale në përkujtim të mbi 3 mijë viktimave çame.
Rreth orë 19:00 marshimi vijoi drejt Qafë-Botës ku u mbajtën edhe fjalimet e rastit nga organizatorët. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se ngritja e varrezave monumentale në Kllogjer ishte një detyrim për paraardhësit dhe hoqi një paralele mes gjenocidit ndaj çamëve dhe atij të pësuar nga hebrenjtë gjatë periudhës së nazizmit.

“Greqia homogjene sot, është ngritur me asgjësimin e 70 për qind të hebrenjve dhe thuajse 100 për qind të popullsisë çame, vetëm e vetëm se kjo e fundit i përkiste një komuniteti tjetër etnik, fetar e social”, tha zoti Idrizi.
Është koha për të vënë drejtësi, vijoi kreu i PDIU-së, dhe ajo do të vijë falë përpjekjeve paqësore.

Marshimi simbolik u përshëndet edhe nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti vlerësoi se shqiptarët janë populli që kanë pësuar mbi shpinën e tyre mjaft padrejtësi dhe se është koha që këto padrejtësi të zhbëhen.

Mbi 5 mijë shqiptarë të Çamërisë vdiqën 67 vjet më parë në spastrimin etnik të kryer ndaj krahinës shqiptare të mbetur jashtë trojeve etnike në vitin 1913-të. 3 mijë çam u vranë nga forcat greke dhe po kaq humbën jetën në eksodin brenda kufirit të shtetit shqiptar. (INA)

PE sot në vendos për Rezolutën për Maqedoninë
Parlamenti evropian (PE) sot pasdite do ta shqyrtojë Rezolutën për përparimin e Maqedonisë në vitin 2012....- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj