
Majko: Serbia luftënxitëse
Deputeti socialist i Parlamentit të Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, për ndryshimin e betimit të Xhandarmërisë serbe.
Majko shkruan në refleksionin e tij se betimi ushtarak nuk është një refren muzike i cili ndryshohet. Ai e ka cilësuar atë thellësisht destabilizues e luftënxitës. Ish-kryeministri shqiptar i ka cilësuar këto betime si “pararojë” e politikës zyrtare të një shteti që dëshiron ndryshim kufijsh.
“Lexova për ‘ndryshimin’ e Betimit të xhandarmërisë serbe. Lexova edhe një reagim të mjegullt të ish-ministrit të Brendshëm dhe sot kryeministër i Serbisë, Daçiq që e kundërshtonte atë. Sipas eksperiencës të atyre që duan të kuptojnë, betimi ushtarak nuk është një refren muzikë, i cili ndryshohet apo i mohohet autorësia… Është betim i cili rrëzohet vetëm duke e ribërë me të njëjtën procedurë”, thuhet në reagimin e Majkos.
“Sot, ne kemi elitën e forcave të armatosura të Serbisë me një betim, i cili në terma real është thellësisht destabilizues e luftënxitës. Betime të tilla janë ‘pararoje’ e politikës zyrtare të një shteti që dëshiron ndryshim kufijsh. KUJTESË, për ata që nuk kanë. Një nga hapat që Adolf Hitler hodhi në ndërtimin e shtetit nazist ishte ndryshimi i betimit ushtarak për “besnikëri ndaj Fyhrerit”… pastaj erdhën tragjeditë e tjera, të cilat patën edhe pyetjen ‘Po si ndodhi kështu?!’...”, shkruan Pandeli Majko.(INA)
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Reagimi i pamatur i Kadaresë – Nexhmedin Spahiu (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj