
Pesë të plagosur nga shpërthimi i një mine në Tropojë
Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mine në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një rrugë dytësore të fshatit Çerem të Tropojës ku makina me të cilën udhëtonin 5 persona ka hasur në një minë e cila ka shpërthyer duke plagosur të pestë personat që ndodheshin në automjet, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Menjëherë të plagosurit janë trasportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Bajram Currit dhe më pas dy prej tyre të cilët ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore janë transportuar me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Mësohet se të plagosurit janë shqiptarë nga Mali i Zi të cilët do të vizitonin të afërmit e tyre në Tropojë. Dyshohet se mina ka mbetur që prej luftës në Kosovë në vitin 1999. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj