
Konferenca “Fqinjësia shqiptare” në Tiranë
Kryeministri Berisha deklaroi sot se në 100-vjetorin e pavarësisë, shqiptarët janë të lirë në vendet ku jetojnë dhe kjo përbën arritjen më të madhe historike.
Duke folur në konferencën “Fqinjësia shqiptare” kryeministri Berisha theksoi se është e domosdoshme që shqiptarët të rikuperojnë ndasitë e tyre duke bërë që kufijtë mes tyre të jenë më pak të rëndësishëm.
“Shqiptarët kanë 1 mijë e një arsye për të pasur një dialog konstat, një debat konstat të vlerave të përbashkëta kombëtare që ata ndajnë. Kultura është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe burimi kryesor është bashkëpunimi kulturor i cili ushqen indentitetin e një kombi. Asnjëherë ne nuk kemi pasur probleme me identitetin por ai duhet të kurohet dhe të trajtohet dhe rruga më e sigurtë është ajo kulturore. Në këtë kontekst bashkëpunimi ndërkulturor është një kusht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e tyre” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi më tej se shqiptarët kudo që ndodhen duhet të angazhohen në projekte të mëdha të cilat nuk i shërbejnë vetëm kombit shqiptar por të gjithë rajonit. “Shqiptarët duhet të angazhohen në projekte të mëdha pasi ato janë projekte rajonale. Dhe në këtë mënyrë i shërbejnë njo vetëm fqinjësisë shqiptare por asaj rajonale në tërësi sepse nga këto projekte përfshihen të gjitha kombet e rajonit” tha Berisha.
Kryeministri gjithashtu ka përsëritur sot angazhimin e qeverisë që drejton për bashkëpunim të ngushtë me fqinjët, bashkëpunim ndërshqiptar si kusht për integrimin rajonal dhe evropian dhe i ka bërë thirrje fqinjëve të çlirohen nga doktrina e vjetër ksenobofe, raciste e antishqiptare.
“Asnjë komb në të shkuarën nuk ka përjetuar padrejtësira dhe dhimbje të mëdha sa kombi ynë, por është kombi që mbështet më shumë integrimin në BE si të ardhmen më të mirë për të. Arritjet e shqiptarëve janë madhore dhe historike, por përsëri rrugë është për t’u bërë dhe përshkrimi i kësaj milje drejt BE ka një rëndësi të madh, drejt NATO për Kosovën dhe Maqedoninë e Malin e Zi ka rëndësi të madhe për çdo shqiptar, po ashtu edhe çlirimi i fqinjëve tanë nga doktrinat e vjetra raciste, ksenofobiste antishqiptare” tha Berisha.
Ai solli në vëmendje edhe gzgjedhjet serbe në Preshevë, duke theksuar se ishin të ngjashme me ato në vitet 50 me ekspeditat e Millosheviçit kundër shqiptarëve të bazuara në frikën dhe urrejtjen ndaj tyre. “Shqipëria bashkëpunon ngushtë me fqinjët në luftën kundër kriminalitetit, për vendosjen para drejtësisë së kriminelëve, por nuk pranojnë skena të atilla” shtoi Berisha.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërfqinjësor duhet të realizohet edhe përmes bashkëpunimit ekonomik ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se tashmë është është e nevojshmë që të organizohen më tepër tryeza të përbashkëta për të biseduar për problemet e shqiptarëve.
Kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti ndërkohë shkoi më tej në fjalën e mbajtur duke deklauar se bashkimi i shqiptarëve është një fakt i pashmangshëm. ndërsa kreu i BDI-së duke përfaqësuar në konferencë shqiptarët e Maqedonisë bëri apel për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Në Konferencë ka mbajtur një fjalim edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe personalitete të shquara nga jeta politike dhe akademike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. (INA)

PE sot në vendos për Rezolutën për Maqedoninë
Parlamenti evropian (PE) sot pasdite do ta shqyrtojë Rezolutën për përparimin e Maqedonisë në vitin 2012....- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj