advertisement
Fillimi | Shqipёri | Vritet me plumb në kokë 8-vjeçari në Vlorë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Vritet me plumb në kokë 8-vjeçari në Vlorë

Vritet me plumb në kokë 8-vjeçari në Vlorë

Një fëmijë 8 vjeç është vrarë teksa ishte duke fjetur në ballkonin e banesës së tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bëjnë me dije se Jurgen Lukaj është goditur në kokë nga një plumb që ka bërë rikoshet dhe se nuk ishte ai shënjestra e dy personave që qëlluan me kallashnikov. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një familje rome, banuese në lagjen "24 Maji" të qytetit bregdetar. Mësohet se rreth orës 02:30, Albert Lukaj (baba i 5 fëmijëve) ishte duke fjetur në ballkon me 2 nga djemtë e tij. Ndërsa ka dëgjuar zhurmë, kryefamiljari është zgjuar dhe ka vënë re dy persona që po tentonin të kapërcenin murin rrethues të shtëpisë së fqinjit. Lukaj teksa ishte përgjumësh ka sharë dy të "paftuarit", të cilët i janë kundërpërgjigjur po me të shara.

Në grindje e sipër, dy personat e panjohur kanë kërcënuar se do ta vrisnin Lukajn, ndërsa kanë qëlluar dy herë me kallashnikov. Sipas policisë lokale, njëri nga plumbat ka bërë rikoshet në një kangjellë dhe më pas ka plagosur 8-vjeçarin. Për pasojë djali është plagosur rëndë, ndaj familjarët e dërguan urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së Parë mjekësore, bluzat e bardha të Vlorës kanë dërguar fëmijën e plagosur në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku dhe ndërroi jetë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, policia e Vlorës deklaroi se dyshohet që dy personat që qëlluan me armë mund të kenë shkuar për të grabitur. Ky version duket pak i besuar se familja Lukaj dhe fqinji i tyre jetojnë në varfëri. Një tjetër pistë ku po heton policia është një konflikt i mundshëm i familjes Lukaj apo familjes fqinje me persona të tjerë. (BW/INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
image
Meta: Votoni për realitetin Evropian
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi ...
image
KQZ: Radhitja e listave, Koalicioni i Majtë nr.3, e Djathta nr.4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për ...
image
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...
image
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha ...
image
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit ...
image
Ilir Meta: LSI prioritete për përfaqësimin e femrës shqiptare
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të ...
image
Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit ....
image
GAK reagon për rastin e bustit të Adem Jashari
Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari, e cila është gjetur e hedhur para disa ditësh në mes të plehrave. Sipas ...
image
Meta: Amerika ia ka hequr me kohë "vizën" doktorit
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë, ka akuzuar sot kryeministrin Berisha ...
image
Kakavijë, kapet 25 kg drogë, në pranga shtetasi 73 vjeçari grek
Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.Burime ...
image
SHBA: Shqipëria nuk përmbush kriteret për heqjen e vizave
Ambasada amerikan në Tiranë i ka kthyer dje një përgjigje sqaruese kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë mitingut të dy ditëve më parë në Durrës ...
image
Rama: Nuk kemi probleme me aleatë
Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë udhëtimit drejt Elbasanit ku do të prezantojë kandidatët socialistë për këtë qark, theksoi se skuadra “Për Një Rilindje Shqiptare”, ...
image
Malaj: Shqipëria po falimenton
Arben Malaj, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit e njëherësh anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financës jep alarmin se ekonomia shqiptare po ...
Next