advertisement
Fillimi | Shqipёri | Otranto, kapen dy skafistët shqiptarë me 250 kg drogë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Otranto, kapen dy skafistët shqiptarë me 250 kg drogë

Otranto, kapen dy skafistët shqiptarë me 250 kg drogë

Një sasi e madhe droge është sekuestruar dhe poseduesit e saj, të cilit ishin dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Siç raporton “Shekulli”, operacioni u krye me sukses nga Guardia di Finanza e Brindisit, ku gjatë natës së djeshme ka sekuestruar 250 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy skafistë shqiptarë, 32 dhe 25 vjeç, të dy nga Durrësi, që akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Autoritetet italiane kanë bllokuar gjithashtu edhe motoskafin e përdorur për trafikun e lëndëve narkotike. 

Mësohet se një avion i koordinuar nga Grupi Aerodetar i Guardia di Finanza në Taranto, gjatë kontrolleve mbi Kanalin e Otranto-s, pak para mesnatës se ka zbuluar një motoskaf të gjatë rreth 6 metra, që po lundronte me drita të fikura drejt brigjeve italiane. 

Mjeti lundrues është ndjekur nga avioni dhe më pas nga një helikopter i të njëjtit grup deri sa hyri të ujërat territoriale italiane. Në atë moment, anijet e Guardia di Finanza-s së Brindisi-t, që kishin ndjekur në radar lëvizjet, i janë afruar dhe kanë bllokuar motoskafin, duke gjetur në bord shumë pako me marijuanë dhe dy skafistë të cilët, kur kuptuan që s’kishin nga t’ia mbanin, tentuan që të mbysnin mjetin.

Operacioni është zhvilluar 35 milje larg brigjeve të Brindisi-t. Droga - sipas hetuesve - pasi të ishte hedhur në treg do të sillte një fitim prej rreth 2 milionë eurosh.

Që nga fillimi i vitit Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë brigjeve puljeze rreth 4700 kg lëndë narkotike dhe 6 motoskafë, ndërsa ka arrestuar 7 skafistë shqiptarë. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
image
Meta: Votoni për realitetin Evropian
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi ...
image
KQZ: Radhitja e listave, Koalicioni i Majtë nr.3, e Djathta nr.4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për ...
image
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...
image
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha ...
image
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit ...
image
Ilir Meta: LSI prioritete për përfaqësimin e femrës shqiptare
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të ...
image
Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit ....
image
GAK reagon për rastin e bustit të Adem Jashari
Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari, e cila është gjetur e hedhur para disa ditësh në mes të plehrave. Sipas ...
image
Meta: Amerika ia ka hequr me kohë "vizën" doktorit
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë, ka akuzuar sot kryeministrin Berisha ...
image
Kakavijë, kapet 25 kg drogë, në pranga shtetasi 73 vjeçari grek
Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.Burime ...
image
SHBA: Shqipëria nuk përmbush kriteret për heqjen e vizave
Ambasada amerikan në Tiranë i ka kthyer dje një përgjigje sqaruese kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë mitingut të dy ditëve më parë në Durrës ...
Next