advertisement
Fillimi | Shqipёri | Shqipëria importoi nga Mali i Zi 10 mijë raketa
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Shqipëria importoi nga Mali i Zi 10 mijë raketa

Shqipëria importoi nga Mali i Zi 10 mijë raketa

Shqipëria ka importuar armë dhe municione nga vendet fqinje gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të autoriteteve malazeze, vetëm në 2010 Mali i Zi ka sjellë në Shqipëri 10 mijë raketa antitank që mendohet se janë çuar më pas në vendet e tjera.

Siç shkruan gazeta Tema furnizimet me armë për regjimin sirian nga Mal i Zi vazhduan edhe pas vendosjes së embargos së armëve. Ngarkesat e këtyre avionëve kanë qenë municione dhe armë të vogla e të lehta serbe dhe shqiptare. Duke krahasuar tabelat zyrtare të eksporteve të armatimeve malazeze dhe shqiptare vihet re se Shqipëria importon armatime serbe nëpërmjet Malit të Zi gjoja për forcat e saj të armatosura
dhe pastaj i eksporton drejt vendeve të treta.

Në vitin 2010 Mali i Zi eksportoi për në Shqipëri 10.000 copë raketa kundërtanke ZOLJA, prodhim serb. Këto raketa janë të ngjashme me raketat antitanke jugosllave OSA, por kanë rreze më të shkurtër dhe aftësi më të ulët blindshpuese. Të tilla raketa janë shumë të përdorshme në kushtet e luftës në qendrat e banuara të ngjashme me luftimet që po zhvillohen në Siri.

Në EUC-në certifikatën e përdoruesit të fundit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, garantohet që këto raketa nuk janë për tu rieksportuar jashtë Shqipërisë. Pse në dokumentet zyrtare shqiptare këto raketa deklarohen si të lejuara për tu eksportuar në Gjeorgji? Në fakt zyrtarisht deklarohet se ky eksportim nuk është kryer për vitin 2011.

Gjithsesi tashmë këto raketa antitanke nuk gjenden në depot e ushtrisë shqiptare. Ku kanë shkuar këto raketa antitanke? A duhet ta bëjë transparente Ministri Imami këtë çështje para qytetareve shqiptarë? A është i përfshirë në këtë histori Damir Fazlliç, me partnerët e tij malazez? A mund ta qetësojë fytyrën e trembur të Berishës një përgjigje qartë, nëse ndonjë familja i tij nuk vazhdon të merret me shitje armësh, pas dështimit të biznesit të demontimit? (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Dielli në 15/07/2012 18:28:59
avatar
Nga del gjith ky informacion qe jep tema? Ky eshte informacion ushtarak. Cfare kerkon tema qe te beje populli, t'i beje te gjithe gjenerale?
Ku eshte qellimi i ketij artikulli?
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
image
Rama: Do ndryshojmë Vlorën, arsyet e kandidimit
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një ...
image
Meta: Votoni për realitetin Evropian
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi ...
image
KQZ: Radhitja e listave, Koalicioni i Majtë nr.3, e Djathta nr.4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për ...
image
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...
image
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha ...
image
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit ...
image
Ilir Meta: LSI prioritete për përfaqësimin e femrës shqiptare
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të ...
Next