
Gjenden 6 nga 61 pikturat e zhdukura në Korçë
Gjenden 6 nga 61 pikturat e zhdukura në galerinë e arteve “Guri Madhi” të qytetit të Korçës. Pas lajmit të bujshëm për humbjen e tyre, këto piktura janë bërë ekzistente sot nga piktori korçar, Sotiraq Kuqali.
Sipas "Shekulli", vetë piktori i njohur në qytet ka thyer heshtjen, edhe pse me vonesë, dhe ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke sqaruar se "kishte tërhequr nga fondi i galerisë disa prej punëve, me qëllim restaurimin e tyre", për shkak se, siç thotë ai, “ishte në gjendje të mjeruar godina ku mbaheshin prej vitesh.”
Kjo tërheqje e veprave prej tij është bërë pa nënshkrimin e asnjë dokumentacioni, por thjesht me ‘mirëbesim gojor”.
“I kam tërhequr për t’i restauruar dhe për t’i kthyer që të jenë të ekspozueshme në galeri. Unë kam marrë punime të miat atje herë pas here, pastaj i kam kthyer për ekspozim. Leje i kam marrë Xegës, pa dokumente shoqërues, vetëm me fjalë”, tha fjalë për fjalë piktori.
Lajmi për gjetjen e këtyre pikturave u konfirmua edhe nga drejtori i qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, i cili depozitoi një relacion në prokurorinë e Korçës për pikturat e Kuqalit. Topi sqaroi se “Kuqali ka kërkuar të kthejë pas punimet, por nuk janë pranuar nga kjo drejtori, për shkak të nisjes së procesit të verifikimit.” Ndërkohë policia e Korçës po vijon hetimet për gjetjen e 55 pikturave të tjera të zhdukura. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj