
Saranda fton pushuesit shqiptarë jashtë trevave
Lëvizja Vetëvendosje! sot priti kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, dhe deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian.
Në njoftimin për medie nga ky takim theksohet se përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje me ta biseduan për mundësitë e bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit, ku peshën kryesore do ta mbanin institucionet, si ministritë e turizmit, pa lënë mënjanë edhe të gjithë faktorët të cilët do të mund të rrisnin qarkullimin e turistëve, verës për në bregdet dhe dimrit për në qendrat e skijimit në bjeshkët e Kosovës.
Kryebashkiaku Çipa dhe deputeti Balla njoftuan Albin Kurtin, i cili shoqërohej nga z.Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë, dhe Xhelal Sveçla, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, për potencialin shumë të madh pritës të Bashkisë së Sarandës për pushuesit nga Kosova.
Ata njoftuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes për kapacitetin hotelierik prej mbi 5000 shtretërve në dispozicion të pushuesve. Po ashtu, me interes ishte informata mbi shtimin e investimeve të qytetarëve të Kosovës në patundshmëritë e Sarandës, e cila edhe tani ka mbi 500 apartamente në shitje. Përveç mikpritjes vëllazërore në Sarandë, thanë ata, do të gjeni edhe 300 ditë me diell, det shumë të pastër, festivale të shumta kulturo-artistike si dhe mbi 115 monumente kulturore historike të kategorisë së parë, duke filluar nga Butrinti, qytetërimi Ilir, perlë e llojit të vet për të gjithë Mesdheun.
Në fund të dyja palët u zotuan për inkurajimin e të gjithë shqiptarëve që të vizitojnë dhe të njohin njëri-tjetrin sa më shumë, me qëllim që jo vetëm të eksplorojnë vendet tona, por edhe të kontribuojnë në zhvillimin tonë, thuhet në njoftim. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj