advertisement
Fillimi | Shqipёri | Kriza ekonomike, më pak pushues në bregdetin shqiptar
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kriza ekonomike, më pak pushues në bregdetin shqiptar

Kriza ekonomike, më pak pushues në bregdetin shqiptar

Vështirësitë financiare në buxhetet familjare të shqiptarëve, por edhe të shumë qytetarëve të huaj, duket se janë reflektuar në një tentativë kursimi edhe kundrejt pushimeve. Një nga brigjet që ka tërhequr më shumë pushues në vitet e fundit ka qenë ai i Vlorës, por ky sezon turistik nuk është në nivelin që pritej, të paktën nga biznesmenët e zonës, gjatë 15-ditëshit të parë të muajit korrik.

Fillimi i sezonit turistik për këtë vit, në fakt, është shoqëruar nga një fluks i ulët pushuesish, dhe kjo, sipas bizneseve bregdetare, lidhet me orientimin e familjeve drejt zonave më pak të kushtueshme. Pavarësisht fluksit të ulët të pushuesve në javët e para të muajit korrik, pronarët e bizneseve bregdetare shpresojnë se dyjavëshi i dytë i këtij muaji do të jetë në ritme më pozitive. Ata shprehen se kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet për pushime, duke bërë investime të konsiderueshme. Ndryshe nga sa ndodh me pjesën bregdetare pranë qytetit të Vlorës, nga të dhëna paraprake zona e Dhërmiut dhe Jalës mbeten zonat bregdetare më të frekuentuara të bregdetit jonian.

Ndërkohë, ajo që dallon dukshëm këtë vit është konsumi i ulët edhe i atyre pushuesve që frekuentojnë rajonet me interes turistik. Kjo bie në sy në një numër më të vogël se më parë të atyre që ushqimin e marrin në restorante e lokale të tjera, ndërkohë që shumë familje shmangin hotelet, duke përdorur rulota e çadra për strehim.

Sipas shifrave zyrtare, bilanci i shërbimeve turistike në gjashtë muajt e parë të këtij viti ishte 6 për qind më i lartë se një vit më parë, kjo kryesisht për shkak të uljes së numrit të shqiptarëve që kanë shpenzuar për turizëm jashtë vendit, pas një rritjeje të shpejtë pas heqjes së detyrimit për viza Shengen për qytetarët shqiptarë. Sivjet shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet, duke kërkuar adresa të tjera veç Durrësit tradicional. (Shqiptarja/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Flo në 18/07/2012 15:27:35
avatar
Pjesërisht e saktë analiza, do doja te shtoj se edhe cmimet e larta ( shërbim te mesëm) ndikojne në rrënien e turistëve. Të njejtat cmime jane edhe ne rajon, ndérsa ofrohet shërbim më i mirë.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
KQZ: Radhitja e listave, Koalicioni i Majtë nr.3, e Djathta nr.4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për ...
image
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha ...
image
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit ...
image
Ilir Meta: LSI prioritete për përfaqësimin e femrës shqiptare
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të ...
image
Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit ....
image
GAK reagon për rastin e bustit të Adem Jashari
Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari, e cila është gjetur e hedhur para disa ditësh në mes të plehrave. Sipas ...
image
Meta: Amerika ia ka hequr me kohë "vizën" doktorit
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë, ka akuzuar sot kryeministrin Berisha ...
image
Kakavijë, kapet 25 kg drogë, në pranga shtetasi 73 vjeçari grek
Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.Burime ...
image
SHBA: Shqipëria nuk përmbush kriteret për heqjen e vizave
Ambasada amerikan në Tiranë i ka kthyer dje një përgjigje sqaruese kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë mitingut të dy ditëve më parë në Durrës ...
image
Rama: Nuk kemi probleme me aleatë
Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë udhëtimit drejt Elbasanit ku do të prezantojë kandidatët socialistë për këtë qark, theksoi se skuadra “Për Një Rilindje Shqiptare”, ...
image
Malaj: Shqipëria po falimenton
Arben Malaj, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit e njëherësh anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financës jep alarmin se ekonomia shqiptare po ...
image
Ministri Imami i flet anglisht ministrit Xhaferi, veprim skandaloz (Video)
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar, Talat Xhaferri. Siç transmeton A1 Report, ministri Imami ka ...
image
Berisha premton heqjen e vizave me Amerikën
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha premtoi se vota për koalicionin e partive të djathta më 23 qershor do të mundësojë heqjen e ...
image
Anglezja kërcënon bashkëshortin e saj shqiptar
Një shtetase angleze është proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit pasi kërcënoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar.Ngjarja mësohet se është shënuar në zonën e ...
image
Tiranë, busti i Adem Jasharit hiqet dhe hidhet në plehra
Busti i Adem Jasharit, që deri në muajin nëntor 2012 gjendej në një shesh të vogël në Rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave, pas ...
Next