advertisement
Fillimi | Shqipёri | Kuvendi Shqiptar me koncensus votoi reformën zgjedhore
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kuvendi Shqiptar me koncensus votoi reformën zgjedhore

Kuvendi Shqiptar me koncensus votoi reformën zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë sot me koncensus votoi reformën zgjedhore, një nga 12 prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit. Ligji për Kodin Zgjedhor mori 127 vota pro, dy kundër dhe tre abstenim.

"Puna e bërë për Reformën Zgjedhore ka qenë e gjithanshme dhe shumë e mirë", tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në fjalën e saj.

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi seancën e sotme plenare, si një ditë të veçante, pasi votohet me konsensus Reforma Zgjedhore, sipas tij, fryt i një pune shumë të mirë të ekspertëve.

"Ky ligj u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm, i cili ishte 100 për qind konsensual, por që në dy provat e mëdha, atë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale, u evidentuan problematika që duheshin adresuar për t'u përsosur", tha Berisha.

Sipas Kryeministrit, ky proces mund të ishte kryer edhe dy vite më parë, por gjithësesi ai vlerësoi edhe këtë moment për arritjen e këtij kompromisi, që sipas Berishës nuk ka të humbur.

Në fjalën e tij, Kryeministri ftoi opozitën që me këtë frymë kompromisi të votojë edhe për heqjen e imunitetit.

"Të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona dhe ta votojmë këtë ligj të rëndësishëm brenda muajit korrik. Parimi themelor për shoqërinë është parimi themelor për barazinë para ligjit", tha Berisha.

Ndërkohë Berisha iu drejtua edhe aleatit të tij në qeveri, Fatmir Mediu, duke i garantuar 'besnikërinë e tij të palëkundur".

Më herët bashkëkryetari i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh në emër të grupit se shteti duhet të luajë një rol neutral në procesin e zgjedhjeve.

"Nuk do të lejojmë abuzime. Kërkohet vullneti i të gjitha partive politike për zgjedhje të ndershme", tha Gjiknuri.

Kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule deklaroi votën e tij pro Kodit të ri Zgjedhor, në seancën plenare të së enjtes.

Dule theksoi se marrëveshje PD-PS për reformën zgjedhore është larg standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

"Unë do të votoj pro Reformës Zgjedhore, por kujtoj se marrëveshja mes PD dhe PS për këtë çështje është një pakt mes palëve", u shpreh Dule.

Menjëherë pas tij ishte ministri i Mjedisit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ashtu sikurse pritej shprehu votën e tij kundër këtij Kodi, pasi saj tij nuk garanton barazinë e votës së cdo qytetari.

"Kjo Reformë Zgjedhore duhet të garantojë barazinë e votës, larg monopolit. Reforma Zgjedhore është cështja jonë, jo e ndërkombëtarëve ndaj duhet t'i japim vlerën që i takon", tha Mediu. Votimi me koncensus është përshëndetur sot edhe nga presidenti i zgjedhur Bujar Nishani dhe treshja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. (TCH/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
Nishani: Bashkëpunim për sigurinë në Ballkan
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke folur në konferencën e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
image
Berisha: Të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe për hyrjen në fuqi në shtator
Kryeministri është ndalur në qytetin e Gjirokastrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Por nga ky qytet zgjodhi të jape dhe mesazhin për kërkesën e ...
image
Blair këshilltar i Ramës si kryeministër
Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugën një marrëveshjeje që mund të mund të ...
image
Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditën e dytë të Konventës. Rama iu ...
image
Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 ...
image
Idrizi: Politika t'i shmanget gjuhës së urrejtjes
Kryetari i PDIU-së z. Shpëtim Idrizi, vijoi sot rrugëtimin për të prezantuar kandidatët e Qarkut të Kukësit. ...
Next