advertisement
Fillimi | Shqipёri | Si vrau vajzën 14 vjeçe dhe veten
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Si vrau vajzën 14 vjeçe dhe veten

Si vrau vajzën 14 vjeçe dhe veten

Një 45-vjeçar nga Shkodra i ka hedhur trutë në erë vajzës së tij 14 vjeçe vetëm se i ka kthyer fjalën. Minorenia ka refuzuar që të qëndrojë në fshatin e largët për të kullotur bagëtitë. Në momentin që ajo është larguar nga banesa, i ati, Mirash Bregu e ka qëlluar për vdekje me çifte. I tronditur nga krimi që sapo kishte bërë, babai i 5 fëmijëve ka vrarë dhe veten. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Arrë të Komunës së thellë të Temalit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia deklaroi se krimi më i fundit në familje ka marrë shkas pas një zënke ordinere mes babës e bijës. Sipas policisë lokale, Mirash Bregu ka qenë i dënuar për një vrasje të bërë në vitin 1993, dhe njihej si konsumues i alkoolit. 

VRASJA 

Para një muaji, Mirash Bregu dhe tre nga fëmijët e tij kishin shkuar për verim në fshatin e lindjes (në Arrë të Komunës së Temalit). Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tjerë kishin qëndruar në fshatin Bardhaj (ndodhet afër qytetit të Shkodrës), ku ishin zhvendosur me banim që prej disa vitesh. E mërzitur nga qëndrimi i gjatë në zonën e thellë të Dukagjinit, vajza 14-vjeçare, Marjana i ka kërkuar dje babait të saj që të kthehej në shtëpinë e tyre në Bardhaj. Por, kryefamiljari ka kundërshtuar ashpër, duke i thënë së bijës se nuk kishin shkuar për qejf në shtëpinë e vjetër, dhe se ajo duhej të qëndronte se nuk kishte kush kujdesej për bagëtitë. Rebelimi i së bijës e ka acaruar 45-vjeçarin, i cili e ka urdhëruar që të mos guxonte më që t’i kthente fjalën. Fjalët e të atit nuk e kanë frikësuar minorenen, e cila ka vendosur që të largohet pa miratimin e babait. Ndërsa ka dalë nga shtëpia dhe po ecte e vetme në rrugë, Mirash Bregu ka marrë çiften dhe i është vënë pas minorenes. Në momentin që i është afruar, 45-vjeçari e ka qëlluar të bijën me çifte në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. I tmerruar nga trupi i pajetë i vajzës, vrasësi ka marrë në telefon një kushëririn e tij dhe i ka thënë: “Vrava vajzën time 14 vjeçe. Tash po vras veten, se jeta nuk më duhet për gja”. 

HETIMI 

Rreth orës 14:20, policia e Shkodrës ka marrë informacionin se në zonën e Dukagjinit ka ndodhur një vrasje. Forca të shumta policore janë nisur për në fshatin e thellë malor. Sapo kanë mbërritur në fshatin Arrë, ekspertët nisën këqyrjen e vendit të ngjarjes. Hetuesit e çështjes sqaruan se “vrasjet janë bërë me çifte. Vajza ka vdekur menjëherë, pasi kishte marrë një plumb në kokë. Vetëm pak metra larg vajzës, kishte mbetur i vdekur edhe babai i saj. Në dorën e 45-vjeçarit kishte shenja baruti, dhe arma e krimit ishte pranë tij”. (GSH/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PD mbyll fushatën në Korçë, PS në Kavajë
Me premtimin e rritjes së rrogave e të pensioneve, kreu demokrat Sali Berisha u është drejtuar qytetarëve të Korçës, në mitingun përmbyllës të zhvilluar në ...
image
Protesta pro dhe kundër Erdoganit në Tiranë, arrestohen 4 persona
Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë një proteste në mbështetje të protestave në Turqi. Protesta e cila, sipas policisë, ishte e paligjshme, ...
image
Rama: Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu
Kreu i Partisë Socialistë (PS) Edi Rama, një bashkëbisedim me gazetarët për librin e tij kurban, ka bërë disa batuta në llogari të kryeministrit Sali ...
image
Rama spot në televizionet greke: Emigrantë, ejani votoni Partinë Socialiste
Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të vijnë e të votojnë PS-në, në 23 ...
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
Next