
Kuvendi shqiptar sot seancë pë imunitetin
Pas vitesh, muajsh e ditëve të tëra me debat e replika, në seancën e sotme parlamentare pritet të jepet vota e cila përcakton nëse zyrtarët tanë do jenë të veshur me imunitet apo do e heqin atë.
Ndërsa Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe faktori ndërkombëtar bëjnë apel ndaj Partisë Socialiste për bashkim votash për heqjen e imunitetit, kjo parti deri në momentet e fundit është shprehur se vota e saj do jetë kundër.
Në argumentin e Partisë Socialiste siç informon noa.al, theksohet se nuk është kundër heqjes së imunitetit por se meqenëse këto ndryshime bëhen në Kushtetutë, atëherë duhen bërë edhe ndryshimet e plota në të që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.
Gjithsesi para seancës që është parashikuar të mblidhet në orën 10.00 të paradites së sotme, Partia Socialiste mbledh grupin e saj parlamentar për të vendosur ecurinë në seancën e sotme.
Paraprakisht nga selia rozë bëhet e ditur se grupi parlamentar i saj do jetë në parlament, do diskutojnë por në momentin e votimit për ligjin për heqjen e imunitetit nuk do marrin pjesë.
Konsensusi i munguar mes PD dhe PS rrezikon seriozisht votimin e këtij ligji, i cilësuar si kyç për marrjen e statusit të vendit kandidat drejt Bashkimit Europian. (NOA/INA)
Riker - Ahmeti drekë pune në Kërçovë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë nikoqir i një dreke private pune me zëvendës – ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Filip Riker dhe ambasadorin ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj