
Shqipëria e rrezikuar nga zjarret
Shqipëria rrezikohet ekstremisht nga zjarret. Vatrat e zjarrit kanë përfshirë veriun e Shqipërisë dhe pjesën juglindore të vendit. Zonat më problematike janë Dibra, Kukësi, Puka, Tropoja, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Vlora, Saranda, Tepelena dhe Gjirokastra.
“Prej 2-3 ditësh situata është përkeqësuar edhe në rrethin e Kukësit. Përmendim këtu zjarret në zonën e Gjallicës, në Shën Mëri, në Tërthore dhe në zonën e Qafës së Komit. Në rrethin e Pukës, ku aktualisht ka disa vatra zjarri, zona më problematike është zjarri në zonën e Tërbunit. Në pjesën e Shqipërisë së Mesme, zjarri më problematik ndodhet në zonën e Sopotit, në rrethin e Librazhdit.”- deklaroi specialisti në Ministrinë e Mjedisit, Genci Hoxhaj.
Ministria e Mjedisit i është drejtuar Malit të Zi dhe Greqisë për ndihmë nga ajri për zjarret më problematike, por edhe në këto vende situata është e vështirë.
“Ne ndihmë nga vendet fqinje kemi kërkuar për mbështetje nga ajri, pasi vendi ynë nuk ka mjetet për ndërhyrje nga ajri. Kjo është bërë për shkak të terrenit të vështirë dhe për shkak të kushteve atmosferike të vështira.”- u shpreh Hoxhaj.
Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit iu bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në përdorimin e zjarrit. Pasi rezulton se shkaqet kryesore të zjarreve janë zjarrvënie e qëllimshme dhe pakujdesia. (BW/INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
- Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
- Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
- Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
- Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj