
Tjetër krim i rëndë në Tiranë, një i vrarë e dy të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mbrëmë në periferi të Tiranës.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare policore dhe nga Spitali Ushtarak Tiranë, Flamur Toskaj ka gjetur vdekjen, kurse nën kujdesin e mjekëve gjenden Ramiz Bashuka dhe Fatjon Biberaj.
Ngjarja ndodhi sonte në zonën e Institutit në Kamzë, raporton noa.al. në rrethana ende të paqarta, personat e mësipërm janë përfshirë në krim, duke pasuar vrasjen e njërit dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Një burim policor i tha agjencisë NOA se tre personat ndodheshin te porta e Institutit kur persona ende të panjohur hipur mbi një automjet tip Volkswagen Golf, iu afruan duke hapur zjarr në drejtim të tyre me pasojë plagosjen rëndë. Që të tre u dërguan në spital, por Flamur Toskaj nuk ia doli dot.
Një polic në vendngjarje tregon se ai ishte afër Institutit ku ndodhi vrasja. Ai tha se kishte njoftuar menjëherë sallën operative duke kërkuar përforcime pasi dëgjoi krismat vrastare. (NOA/INA)
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj