
Arvizu: Lika dhe SHISH të përmbushin detyrimet e NATO
Në përfundim të takimit me kreun e selisë rozë, Edi Rama ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu deklaroi për mediat se temë e bisedave me Ramën, por edhe më herët me presidentin Nishani e kryeministrin Berisha ka qenë edhe zgjedhja e Visho Likës në krye të SHISH.
Arvizu theksoi se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën. Ai deklaroi se ka marrë mbështetjen e kryeministrit Berisha që marrëdhëniet e ngushta me SHBA-të të vazhdojnë.
"Ndryshimi është diçka e mirë, drejtuesi i një posti publik nuk duhet të qëndrojë gjate në një vend. Do të thoja që gjëja më e rëndësishme tani është të shkojmë përpara. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe kryeministrin Berisha na kanë siguruar se ky bashkëpunim mes SHISH dhe Shërbimeve tona do të vazhdojë dhe ne i jemi tepër mirënjohës për këtë. Mendoj se kjo është tepër e rëndësishme për marrëdhënien dy-palëshe, por edhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë punuar dhe po punojnë fort për të mbajtur këtë marrëdhënie të fortë institucionale ashtu siç janë sot", u shpreh diplomati amerikan.
Ambasadori Arvizu tha se Kreun e ri të SHISH, Visho Ajazi, do ta takojë menjëherë pasi të kthehet nga pushimet.
I pyetur për vlerësimin që SHBA ka për kreun e ri të SHISH, Arvizu u shpreh se rëndësi ka që drejtori i ri i SHISH të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur.
“Me sa kam dëgjuar ai është ndryshe nga vitet ’90, nuk bëhet më fjalë për SHIK por për SHISH. Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, është me rëndësi që drejtori i ri të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur. Nuk më interesojnë marrëdhëniet e qeverisë me ketë person për SHBA ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryhej detyrimet e tij në përputhje me NATO-n”, komentoi Arvizu.
I pyetur nga gazetarët edhe për referendumin për heqjen e imunitetit, Arvizu tha se ka dëgjuar njerëzit që thonë se mund të zhvillohet ky referendum, por nënvizoi se fati i imunitet nuk ka lidhje me ligjet.
Më heret, ambasadori i SHBA-ve, Arvizu pati takime me Presidentin, Bujar Nishani dhe me kryeministrin Sali Berisha të cilëve gjithashtu u prezantoi zevendesambasadorin e SHBA-ve, Henry V. Jardine. (BW/INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj