
Gjirokastër, shfrytëzonin për prostitucion 24 vjeçaren, 3 në pranga
Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se tre të rinj në një fshat të rrethit Gjirokastër nën kërcëminin e armëve të ftohta po shfrytëzonin seksualisht një femër të moshës 24 vjeçe, e martuar, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person, transmeton Ora News.
Pas një pune të mirfilltë profesionale përreth një javë , Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër kanë grumbulluar prova të mjaftueshme për tre të rinjtë që shfrytëzonin seksualisht këtë shtetase e cila nga frika e këtyre shtetasëve nuk bënte denoncim as në polici e as tek bashkëshorti i saj, duke bërë edhe shoqërimin e tre të rinjëve pasi:
Shtetësja D.R, 24 vjeçe, më datën 17.08.2012 , në orët e para të mëngjesit ka vënë në dijeni bashkëshortin dhe vëllain e saj për këta shtetas që e shfrytëzonin seksualisht nën kërcënimin e armëve të ftohta. Pas kësaj bashkëshorti i shtetases D.R, kishte marrë një armë të ftohtë sopatë dhe po priste këta shtetas të vinin për të marrë bashkëshorten e tij .
Ndërhyrja në kohë e Specialistëve të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të parandalohej një ngjarje me pasoja të rënda.
Shtetësja D.R, ka deklaruar në polici se tre të rinjtë nën kërcënimin e një thike e kanë detyruar që prej janarit të vitit 2012 e deri tani të kryente marrdhënie seksuale me këta tre shtetas si dhe me shtetas të tjerë që i sillnin këta shtetas kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.
Ndalimi i tyre u bë pasi këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.R, nën kërcënimin e armëve të ftohta kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për çdo person. (INA)
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (6)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj