
DioGuardi: Të hapen dosjet në Shqipëri
“Ndryshe nga shumë vende të Evropës lindore dhe qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e së kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat dhe aktet e kryera gjatë 45 viteve të komunizmit mbeten ende në hije”.
Kështu thotë këshilltarja për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi.
Dioguardi, e cila së fundmi ka ngritur idenë që Shqipëria të hapë dosjet e komunizmit, nënvizon në një intervistë për “VOA”, se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë e të qëndrueshme.
“Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende ecin të
Xhelatët ende ecin të lirë rrugëve dhe shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e këtij proçesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të qeverisë”, deklaron Dioguardi.
Sipas saj, një nga arsyet përse Shqipëria nuk është në BE sot, është pikërisht sepse nuk është ballafaquar me të kaluarën.
“Vende si Polonia e Rumania janë në BE. Këto vende kanë vite që përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen, nuk do të mund të ecim përpara”, nënvizon analistja.
“Për fat të keq, ajo që kemi vërejtur në Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët në një farë mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre, në të mirë të një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga korrupsioni dhe varfëria”, vijon Dioguardi, e cila vlerëson se Shqipëria nuk ka parë përparim në gjithë këto vite.
“Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin dhe të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë”, pohon më tej ajo.
Pikëpamja ime, shton këshilltarja, është se i gjithë ky episod i tmerrshëm i historisë së Shqipërisë nën regjimin e Enver Hoxhës është në fakt manipuluar nga dy partitë kryesore, ajo demokratike dhe ajo socialiste që nga fillimi i viteve ’90 dhe do të vazhdojë të manipulohet nëse nuk nxirret në dritë ku të dizinfektohet në arenën ndërkombëtare. (INA)
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj