advertisement
Fillimi | Shqipёri | Malaj: Greqia jo presion me statusin
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Malaj: Greqia jo presion me statusin

Malaj: Greqia jo presion me statusin

Teksa Tirana zyrtare pret të ulet përballë shtetit helen për të negociuar për herë të dytë marrëveshjen detare, opozita i bën apel Greqisë të mos e vërë paktin kusht për votën e saj pro, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Deputeti i PS, Arben Malaj, teksa kërkon që autoritetet shqiptare të hedhin dritë hap pas hapi mbi negociatat, i kërkon Greqisë të mos vërë veton e saj për aspiratat integruese të vendit tone.
 
"Nuk besoj që ka një qëndrim zyrtar nga Greqia për të bllokuar statusin e vendit kandidat për negociatat për vijën kufitare detare. Greqia nuk mund që në mënyrë të përsëritur të bëhet bllokuese e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor apo fqinjëve të saj. Edhe për vetë Greqinë, nëse do të jetë e vërtetë, kjo është rruga e gabuar për të përdorur atë instrumentin e vecantë që ka procesi i anëtarësimit në BE, qe vetoja e një vendi të vetëm mban pezull procesin e integrimit të anëtarëve të saj të rinj", shprehet deputeti.

Në intervistën për Ora News, deputeti komenton edhe shkarkimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe akuzat e hedhura në adresë të tij nga mazhoranca për nderhyrje në jetën e brendshme politike.

“Këto ndryshime pa transparencën e nevojshme dhe pa hapat institucionalë cënojnë kredibilitetin e ndërtimit të shtetit ligjor. Elementi i dytë ka të bëjë me kredibilitetin e Presidentit të ri. Detyra bazë e një Presidenti është të ndikojë që vendi të ketë demokraci funksionale, çka do të thotë ndarje e pushteteve e kontroll të tyre. Vlerësimi publik që SHISH ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë, duke nisur nga NATO e SHBA është më i madh, më i vlefshëm, më i dobishëm se cdo rast tjetër nga të cilat qeveria pretendoka se mund të kishte bashkëpunim më të mirë institucional", thekson ai.
 
Duke u ndaluar tek kufizimi i imunitetit, deputeti Malaj deklaron se dështimi në përmbushjen e këtij detyrimi dhe prioriteteve të tjera të vendosura nga KE do të dëmtojë rrugën integruese të Shqipërisë.
 
"Dështimi për të plotësuar të 12 prioritet dhe mungesa e bashkëpunimit për të gjetur disa zgjidhje konsensuale që nuk cënojnë shtetin ligjor, por për disa reforma të domosdoshme, por që nuk u arrit dot do të kenë një rezultante të hidhur", përfundon Malaj. (Ora News/INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
image
15 kompani në garë për ndërtimin e bulevardit të ri në Tiranë
Më datë 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të ri. 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga ...
image
5 mijë të burgosur do të votojnë në zgjedhje
Rreth 5 mijë të burgosur do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtori juridik i drejtorisë së burgjeve Arben Tusha pohon ...
image
Idrizi:PDIU, e vetmja avokate e rezolutës çame
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet këtë herë ka zhvilliuar një miting madhështor në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka preznatuar kandidatin ...
image
Topi: Duhet një Parlament si i viteve 30-të me njerëz të shkolluar e të edukuar
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” kreu i FRD, Bamir Topi ka folur mbi situatën para zgjedhore, mbi ndikimin e ndërkombëtarëve në zgjedhje dhe ...
Next