
Sulmohet makina e kryeministrit Berisha me qese mielli
Automjeti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha është goditur sot paradite me qese mielli në hyrje të ambientit të Kuvendit ku po zhvillohej seanca plenare e radhës.
Policia ka shoqëruar dy ish-të burgosur politike si autorë të incidentit.
TvNews24 mëson se dy ish-të përndjekur politikë kanë hedhur secili nga një qese me miell në drejtim të automjetit të Berishës, në momentin sapo kanë parë që eskorta e kryeministrit po i afrohej hyrjes së Kuvendit.
Efektivë të policisë të komisariatit numër 1 kanë reaguar menjëherë duke prangosur 2 shtetasit, Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, dhe ish-i burgosuri, Agim Kollcaku. Ata ishin sot pjesë e një tubimi që mbahej para parlamentit kundër aktit normativ të personave të pastrehë.
Tufa dhe Kollçaku e kanë komentuar këtë gjest të sotëm ndaj kryeministrit si një akt simbolik, për t'i kujtuar qeverisë, gjendjen e mjeruar të burgosurve politikë dhe te mos tallet me problemet e tyre. Sipas Tufës, kjo formë proteste është brenda normave demokratike.
Ata kërkojnë dhënien e dëmshpërblimeve si dhe të një trajtimi më të mirë social ndaj ish të përndjekurve politikë.
Incidenti i sotëm me autorë ish-të përndjekurit politikë pason atë të muajit mars të këtij viti, kur dy ish-të burgosur politikë qëlluan me grusht kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe njëkohësisht deputetin PD, Ilir Rusmajli. (INA)
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj