
Maxhoranca propozon që të votojnë edhe 16 vjeçarët
Kryeministri Sali Berisha duket i vendosur në përpjekjen e tij për dhënien e të drejtës së votës për 16-vjeçarët.
"Kombi me moshë më të re në Europë nuk mund t'i ndalojë të drejtën e votës 16-vjeçarëve që u takon të jenë në këtë proces", tha Berisha.
Kryeministri, duke folur në mbledhjen e Qeverisë ftoi të gjitha forcat politike që të arrijnë një konsensus për këtë çëshje, me qëllim që të mos i presin të drejtën e votës 100 mijë qytetarëve shqiptarë.
Edhe krryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mbështet propozimin e Kryeministrit Sali Berisha për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.
"16-vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. LSI është e para forcë politike që e ka ndryshuar statusin dhe 16-vjeçarët kanë të drejtën e votës", tha Meta.
Sipas tij edhe nëse konsensusi për të realizuar këtë ndryshim nuk arrihet përpara këtyre zgjedhjeve, patjetër në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sa e kanë sot.
Numri një i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth kundërshtoi propozimin e Berishës. "Mendoj se ndoshta mund të jetë një opsion për të ardhmen, ndoshta në zgjedhjet e 2017, sepse asgjë nuk është e pandryshueshme. Por për këto zgjedhje nuk ka kohë, jemi vetëm tre muaj para zgjedhjeve dhe mesa jam në dijeni ka dalë edhe ekstrakti i parë i listave të votuesve. Eshtë shumë e rëndësishme që të kemi një situatë të qëndrueshme para zgjedhjeve, të mos bëhen ndryshime si kjo apo ndryshime të emrave të komuniteve", tha Wollfarth. A ka shkuar ky propozim ne tryezen e organizates qe asiston pregatitjet e zgjedhjeve ne Shqiperi per te marre konsultimin e saj ?
"Nuk jam në dijeni qe me përjashtim të ndonjë diskutimi publik, të ketë një propozim zyrtar. Për këtë duhet të pyesni Kryeministrin", u përgjigj Wollfarth. (INA)
Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar
Rrëfimi i Branko Manojlovskit. Shqiptari ortodoks nga Bellçica e Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj