advertisement
Fillimi | Shqipёri | Do ndalojmë barbarinë ndaj trashëgimisë kulturore
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Do ndalojmë barbarinë ndaj trashëgimisë kulturore

Do ndalojmë barbarinë ndaj trashëgimisë kulturore

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot programin “Për një Rilindje shqiptare” në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se vota e 23 qershorit për Partinë Socialiste është votë për të frenuar barbarinë që po i bëhet mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.

“Ne kurrë nuk do e kishim lejuar atë që ndodh në Krujë, nëse voton për ata që sot qeverisin voton për 4 vjet të tjera shfrytëzimin barbar të Krujës si një vend ku prodhohet çimento, digjen rrota makinash për prodhuar gëlqere dhe ku nga shitjet përfitohet para sot për sot nga një grup njerëzish në dëm të një pasurie që po ç’bëhet dita- ditës dhe për ta kthyer Krujën në një gërmadhë të pabanueshme. Ne jemi të hapur ndaj një politike të re dhe krejtësisht të ndryshme për të frenuar barbarinë” tha Rama.

Sipas Ramës vizioni i PS-së i cili është pasqyryar edhe në programin për kulturën mbron trashëgiminë kulturore.

“Ne kemi një program që na ndan nga ata që sot e gjithë ditën qeverisin Shqipërinë. Për ne vizioni i një Shqipërie të zhvilluar është për të mbajtuar atë që kemi trashëguar si komb ndërkohë që këndvështrimi i tyre është të fitojnë sot për sot pavarësisht se çfarë kemi trashëguar. Ne nuk jemi kaq të pasur sa të lëmë pas dore monumentet e mëdha, por nuk ka gjë më të rëndë për një vend se varfëria e aspiratave. Ky vend nuk do ketë ndonjë qeveri më të varfër në aspirata se kjo që qeveris” tha Rama.

Rama theksoi se me votën e shqiptarëve në 23 qershor Partia Socialiste do të mund të ndalojë barbarinë që po bëhet në të gjitha qytetet e Shqipërisë si në Gjirokastër, Berat, Sarandë, Durrës etj.

“Është me rëndësi që ata flamur dhe shqiponjë ta mbash lart që nuk zhvillohet përmes klithmave nacionaliste, por përmes një vizioni ku rrugët e zhvillimit garantojnë trashëgiminë kulturore kalojnë nga brezi në brez një thesar vlerash kulturore, të cilat kanë ardhur në këto 20 vjet të dëmtuara a thua se Shqipëria ka qenë pre e sulmeve më barbare të globit. Këto 20 vite nuk ka pasur pushtime barbare, por politikë shqiptare për Shqipërinë dhe është kjo politikë që e ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të këtij thesari që nuk e kanë shkatërruar as piratët edhe barbar . Dhe ne rast se nuk e ndalim këtë rrugë do jetë vetë shkatërrimi. Nuk do lejojnë që Kruja të shihet si gurore apo fushë që djeg goma për gëlqere, por që ditët e para do e shohim si vend pjesë e rëndësishme e historisë, ashtu dhe me Durrësin, dhe qytete të tjera. Duke përfunduar me Beratin dhe Gjirokastrën që nuk mund të jenë vende të papunësisë, së shkatërrimit dhe ndotjes, por dy vende ku bota i konsideron se kanë qenë thesare të veta”, shtoi më tej Rama. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Mergimtari nga Amerika në 13/03/2013 19:45:27
avatar
Ne Shqiperi tashme jemi,,mesuar,,te shohim vetem tre veta qe flasin e bertasin gjoja per njefare(demokracie)si thone me ka que nana me la gojen(!):Sali Berisha,Edi Rama dhe Ilir Meta.
A ka tjere djeme e vajza kjo Shqiperi qe mund ti dalin zot Atdheut te vet qe po shembet per dite e me shume,qe edhe duart e ketyre tre (burra)vecash po bejne imazhin me te keq ndonjehere.Sinqerisht,e dhimbshme,e neveritshme kur I sheh perdite ama perdite vetem keta tre burra qe ia japing gojes poshte e perpjete pa asnje vvlere.Prandaj,edhe punet I kemi keshu si jane si me keq.Sikur te ishte vetedijesuar me mire populli shqiptar,permes votes dhe sovranit (popull)ata do te dilnin jashte cdo vije politike,per te shpetuar Shqiperia e bukur me politike te keqe!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...
image
Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës
 Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.Këtë të diel, më 23 Qershor, ...
image
Hetime për çështjen e fotos Rama-Obama
Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që ...
image
Shkrumbohet automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për eksploziv
Një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9 të saj pranë fshatit Domje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa automjeti sapo kishte ...
image
Fyle, Ashton: Zgjedhjet test vendimtar
Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit....
image
Rama tall “tunelin e mjerimit”
Një ditë pas inaugurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, në takimin përmbyllës të fushatës në Peqin kryetari i PS Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha....
image
Rumsfeld Berishës: I besoj shumë shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë. ...
image
PD mbylli fushatën në Gjirokastër dhe Vlorë, PS në Elbasan
Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të ...
image
Berisha: Rruga Elbasan - Tiranë bashkon shqiptarët
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve. ...
image
Rama në Vlorë: Do rindërtojmë policinë e shtetit
Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e ...
image
Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë
4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet ...
image
15 kompani në garë për ndërtimin e bulevardit të ri në Tiranë
Më datë 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të ri. 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga ...
image
5 mijë të burgosur do të votojnë në zgjedhje
Rreth 5 mijë të burgosur do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtori juridik i drejtorisë së burgjeve Arben Tusha pohon ...
image
Idrizi:PDIU, e vetmja avokate e rezolutës çame
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet këtë herë ka zhvilliuar një miting madhështor në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka preznatuar kandidatin ...
image
Topi: Duhet një Parlament si i viteve 30-të me njerëz të shkolluar e të edukuar
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” kreu i FRD, Bamir Topi ka folur mbi situatën para zgjedhore, mbi ndikimin e ndërkombëtarëve në zgjedhje dhe ...
Next