
Hapen portat, dhjetra hektarë tokë nën ujë në Shkodër
Hapja e portave të Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe Komanit, ka sjellë sërish në vëmendjen e banorëve të zonës se Nënshkodrës përmbytjet. Dhjetra hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Shkodrës, ku edhe si rezultat i reshjeve të shumta të shiut dhe hapjes së portave të hidrocentraleve niveli i lumenjve Drin dhe Bunë, ka pësuar rritje dhe duke shënuar një situatë në kushtet e alarmit.
Prefektura e Shkodrës ka mbledhur komisionin e emergjencave civile dhe po mban kontakt të vazhdueshëm, me kryetarët e njësive vendore për monitorimin e situatës. Disa prej fshatrave të komunës Bërdicë, Ana e Malit ndodhen nën ujë, por prezencë uji ka thuajse në të gjithë zonën e Nënshkodrës, transmeton Oranews.
Megjithatë, ajo çfarë pohohet nga të gjithë kryetarët e komunave bëhet me dije se ende nuk kemi asnjë shtepi nën ujë por rreziku është ende i madh për vetë faktin se nëse do të ketë sërish reshje dhe shkarkimet nga hidrocentralet do të rriten atëherë situata pritet të jetë e njëjtë me ato të para dy viteve ku zona e Nënshkodres ishte e tëra nën ujë. (INA)
Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
Në Serbi u arrestua sot pronari i shkritores dhe kompanisë për punimin dhe përpunimin e përmendoreve në bronz dhe materiale tjera “Livnica Jeremiq”, e cila ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj