advertisement
Fillimi | Shqipёri | Rëndohet situata në Shqipëri, shtëpi, rrugë e ara nën ujë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rëndohet situata në Shqipëri, shtëpi, rrugë e ara nën ujë

Rëndohet situata në Shqipëri, shtëpi, rrugë e ara nën ujë

Reshjet e shiut dhe hapja e portave në 4 HEC-e ka shkaktuar një situatë të rënduar në disa zona të Shkodrës, ndërsa në disa të tjera situata është stabilizuar.  ‘Shekulli’ njofton se në Shkodër si pasojë e përmbytjeve, 315 shtëpi janë izoluar, kurse 4900 ha tokë ndodhen nën ujë.

Ndërkohë situata në Vlorë paraqitet më e rënduar, pasi dalja e Vjosës nga shtrati ka sjellë përmbytje të banesave dhe të tokave bujqësore. Kështu, në fshatin Fitore dhjetëra shtëpi janë të përmbytura. Po ashtu fshatrat Poro, Bishan, Delisuf, Dellinj. Raportohet se nëse prurjet e lumit Vjosa vijojnë të rriten, rrezikojnë përmbytjen rreth 300 shtëpi. 

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë lë lumi Devoll të dalë nga shtrati, duke krijuar problem edhe në Qarkun e Elbasanit. Mësohet se aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është i pakalueshëm për automjetet. Për pasojë automjetet qarkullojnë nëpërmjet rrugës së vjetër. 

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati edhe në Fier, duke përmbytur 100 he tokë. Përmbytjet janë shkaktuar sot në orët e para të mëngjesit në fshatrat Hekal dhe Kutë të Mallakastrës. Përmbytje si pasojë e daljes së Vjosës ka pasur edhe në fshatrat Tojkan dhe Cerven të komunës Frakull. Mësohet se lumi Vjosë është shumë afër pikës kritike, 6,7, ndërkohë që pika kritike është 7. Ndërkohë që policia me barkat e shpëtimit është në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës. Gjatë natës në vendngjarje ka qenë edhe Bordi i kullimit, FNSH, shtabet e komunave. 

Në qytetin verior, Bulqizë, janë izoluar 4 fshatra, si pasojë e shembjes së urën Kamerrajt, në kominën Zerqan. Shembja e urës, erdhi si pasojë e reshjeve të shiut. 

Rrëshqitja e një masivi dheu është bërë shkak për bllokimin e aksit rrugor Këlcyrë-Përmet. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Kuqar. Ndërkohë bëhet e ditur se drejt aksit është nisur një fadromë për të hapur rrugën.

Situatë e rënduar paraqitet në rrethin e Krujës, ku si pasojë e reshjeve të dendura ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Dalja e Ishmit ka shkaktuar përmbytjen e 400-500 ha tokë në komunën Bubiq. Përveç tokave, uji ka izoluar rreth 30 banesa, ndërsa në disa prej tyre uji ka depërtuar edhe në brendësi. Përmbytje raportohen në fshatrat, Murqin, Budull, Dreven dhe Mezhë e Madhe. Situata në fshatin Murqin është më e rënduar. Atje janë rreth 20 shtëpi, ku uji ka depërtuar edhe banda banesave, ndërkohë që banorët marrin masa duke i transferuar objektet në katet e sipërme të shtëpive të tyre. 

Moti i keq ka shkaktuar vonesa edhe në mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari. Trageti Marina, i cili duhet të mbërrinte në orën 08:00 pritet të mbërrij në Portin e Durrësit, 3 orë me vonesë, për shkak të detit të trazuar. Ndërkohë një traget tjetër, Rigel ka mbërritur . Bëhet e ditur se forca e dallgëve në det është 5-6 ballë. Kjo është arsyeja që nuk lejohet dalja në det e peshkarexhave të vogla dhe të mesme. 

Probleme me përmbytjet edhe në Durrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen sipërfaqe të tëra toke janë përmbytur. Kështu në Sukth janë përmbytur kryesisht tokat bujqësore. Ndërsa në Shijak 6 familje janë izoluar, pasi uji ka rrethuar banesat e tyre. E njëjta situatë paraqitet edhe në Katund të Ri, ku banesat janë të rrethuara nga uji. 

Rrëshqitje dherash edhe në aksin Gramsh- Korçë. Situata atje bëhet më problematike pasi të bllokuar në rrugë kanë mbetur dy autobusë më pasagjerë. Autobusët që kanë mbetur në rrugë janë të linjave Gramsh-Korçë e Moglicë-Korçë. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Moglicë.  Mësohet se drejt Moglicës është nisur një fadromë për të hapur rrugën. (INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PUSH mbështet PDIU
Programi Unik Shqiptar - PUSH, me qendër në SHBA dhe degës e saja në Europë pasi diskutojë në mbledhjen e fundit çështjen e zgjedhjeve në ...
image
Zbulohet fotoja e takimit Rama-Obama
Një foto e veçantë është shfaqur dje gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Tiranës. Në foto shfaqet kreu i socialistëve Edi Rama ...
image
Meta: Berisha të reflektojë për KQZ-në, të votohen 3 ligjet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar sërish angazhimin e mazhorancës për të votuar 3 ligjet e integrimit në Parlament. Në një konferencë për mediat, Meta ...
image
Berisha: Të hënën votohen tre ligjet
Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për të votuar në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian....
image
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit
Gjiri  i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka ...
image
AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh ...
image
Berisha: Rama një qaraman
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sot ish-kryebashkiakun Rama për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës....
image
Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15
Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. ...
image
PD: Rama s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e ...
image
SHBA e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ  mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS ...
image
Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare
Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani. ...
image
Hand: durimi me Shqipërinë po soset gjithmonë e më shumë
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë ...
image
Rama: Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh. ...
image
Basha: “Siç hoqëm vizat me BE, do i heqim dhe me SHBA”
24 shkolla të mesme të Tiranës, publike dhe private, për një muaj me radhë kanë konkurruar mes tyre në zhanre të ndryshme të artit. ...
image
Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.I pyetur nga ...
Next